Kosova tema më e rëndësishme politike për Vuçiqin dhe Putinin

Lajme

Kosova tema më e rëndësishme politike për Vuçiqin dhe Putinin

Nga: F.B. Më: 15 janar 2019 Në ora: 15:20
Vuçiq dhe Putin

Çështja e Kosovës do të jenë tema më e rëndësishme e bisedës së presidentit serb Aleksandër Vuçiq dhe atij rus Vladimir Putin, gjatë vizitës dhe qëndrimit të tij në Beograd, vlerësojnë analistët politik, shkruan Tanjug, transmeton gazeta “Bota Sot”.

Ata presin që të dy palët të shprehin qëndrimet e tyre për zgjidhjen e problemit, përfundimi i së cilës është shumë me rëndësi, jo vetëm për Serbinë dhe regjionin por edhe për Evropën edhe botën.

Krahas temave tjera ndërmjet dy vendeve, pyetja kryesore dhe tema më e rëndësishme është çështja e zgjidhjes së problemit të Kosovës, pasi nga ajo varet siguria dhe perspektiva zhvillimore jo vetëm e Serbisë por e gjithë Ballkanit thonë analistët.

Siç dihet të enjten në Serbi për dy ditë do të qëndroj presidenti i Rusisë Vladimir Putin, që ka mobilizuar jo vetëm politikanët serbë, por edhe njësinë elite special serbe dhe njësitë elite ruse që do ta përcjellin në hap Putinin.

Analistë të shumë theksojnë po ashtu se Putin po bënë një vizitë në Serbi dhe Beograd në një moment shumë me rëndësi, kur mendohet se zgjidhja e çështjes së Kosovës i është afruar shumë finales së saj.

Në takimin Vuçiq – Putin pritet që presidenti serb të shpalos dhe sqaroj qëndrimin si e sheh ai marrëveshjen ndërmjet Prishtinës edhe Beogradit – a është vendosja e kufirit, ndarja apo një opsion tjetër si zgjidhje e çështjes së Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat