Në Kumanovë formohet Këshilli për mbrojtjen e të drejtave të konsumatorëve

Kumanova

Në Kumanovë formohet Këshilli për mbrojtjen e të drejtave të konsumatorëve

Më: 1 gusht 2018 Në ora: 19:42
Atina Mugrashanska

Këshilli i sapoformuar për mbrojtjen e të drejtave të konsumatorëve do t’i rishqyrtojë nevojat dhe kërkesat e qytetarëve të Kumanovës ndaj cilësisë së shërbimeve që i ofrojnë ndërmarrjet publike në Kumanovë. Vendimi për formimin e këtij trupi e votuan këshilltarët në seancën e fundit të Këshillit të Komunës.

Këshilli për mbrojtjen e të drejtave të konsumatorëve përbëhet prej 7 anëtarëve, ku tre janë subjekte juridike, ndërsa katër anëtarë janë persona fizik.

“Për herë të parë është formuar një trup kontrollues që me funksionin e tij do të tregojë kualitetin e shërbimeve që i ofron administrata komunale, ndërmarrjet publike, institucionet, e gjithë ajo e cila është formuar apo është nën kompetencën e vetëqeverisjes lokale”, deklaroi Kryetarja e Këshillit të Komunës së Kumanovës Atina Mugrashanska.

Këshilli dhe institucionet tjera lokale do t’i ndjekin përfundimet e këtij trupi për përmirësimin e cilësisë të shërbimeve që ju jepen qytetarëve.

Anëtarët e Këshillit për mbrojtjen e konsumatorëve kanë mandat prej dy vitesh. Formimi i këtij Këshilli e mundëson Ligji për vetëqeverisje lokale.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat