Kumanovë: Dhoma e dashurisë në burgun K’shanje nuk shfrytëzohet! - Bota Sot
Kumanovë: Dhoma e dashurisë në burgun K’shanje nuk shfrytëzohet!

Kumanova

E enjte, 16 gusht 2018

Kumanovë: Dhoma e dashurisë në burgun K’shanje nuk shfrytëzohet!

Më: 21 maj 2018 Në ora: 23:33
Ilustrim

Të burgosurit në burgun K’shanje ankohen se drejtuesit e këtij burgu në Kumanovë nuk u lejojnë dhomën e dashurisë pasi nuk ka ujë të bëjnë dush. Edhe pse 5 vite nga hapja e burgut ekziston dhomë adekuate për intimitet, deri tani aty nuk ka hyrë askush, transmeton Koha.

“Është e rregulluar si dhomë hoteli. Gjithçka është e re, ka kauç për çift, frigorifer, dush dhe banjë. Gjithë apartamenti është por nuk ka lejojnë ta shfrytëzojmë. Duhet të pastrohemi kur të hymë dhe dalim nga dhoma. Nuk ka ujë, na thonë se do të marrim ndonjë sëmundje nëse nuk pastrohemi”, ka thënë një i burgosur.

Të punësuarit thonë se problemi me furnizim me ujë ekziston gjatë gjithë vitit, sidomos gjendja është alarmante gjatë verës kur edhe ekziston mundësia për përhapjen e sëmundjeve të ndryshme.

Drejtori i shtëpisë ndëshkuese-përmirësuese në Kumanovë – K’Shanje, Marjan Spasovski, pranon se dhoma në fjalë nuk shfrytëzohet. “Kur e mora këtë funksion para 10 muajsh më thanë se dhoma nuk është shfrytëzuar asnjëherë pasi nuk ka kushte, dhe ashtu është deri tani. Problemi me ujin është evident. Patjetër të jemi racional në harxhimin e ujin që mos të kemi problem në përditshmëri”, thotë Spasovski.

Ndryshe, para gjashtë vitesh burgun e ka lëshuar në përdorim ish kryeminstri Gruevski më 1 tetor 2013 dhe ka kapacitet  për 250 të burgosur.

Image
Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test