Rasti "Kumanova", asnjë realizim nga premtimet e BDI-së - Bota Sot
Rasti "Kumanova", asnjë realizim nga premtimet e BDI-së

Kumanova

E hënë, 24 shtator 2018

Rasti "Kumanova", asnjë realizim nga premtimet e BDI-së

Më: 15 maj 2018 Në ora: 12:26
Rasti "Kumanova"

Në programin zgjedhor të Bashkimit Demokratik për Integrim “Platforma 2016-2020”, me të cilën partija garoi në zgjedhjet parlamentare (dhjetor 2016), në faqe 12 në pjesën ” Drejtësi dhe sundimi i së drejtës”, dha premtimin : Monitorimit dhe hetimit ndërkombëtarë për rastet, që sot mbajnë epitetitetin si “raste të montuara”, i cili deri sot (08.05.2018) është premtim i parealizuar, shkruan “Vërtetëmatësi“.

Në diskursin politik të BDI-së qeverisëse, kur është në pyetje gjykata dhe reforma në gjyqësor, në më shumë dalje janë theksuar përpjekjet për hetim ndërkombëtar për hetim për raste të dyshuara gjyqësore siç është “Monstra”, dhe më pas edhe rasti “Lagjja e Trimave”.

Me 26.06.2015 mediumet informuan:

BDI, madje në kontinuitet ka kërkuar hetim ndërkombëtar për ngjarjen e Kumanovës, derisa në këtë vijë ishin edhe reagimet nga Kosova e Shqipëria për një hetim të pavarur ndërkombëtar për Kumanovën.

Me 20 shtator të vitit 2017 ministri për Punë të Brendshme, Oliver Spasovski në ndarjen e donacioneve për kazermën “Gjorçe Petrov”, kumtoi se për rastin “Lagjja e Trimave”, Qeveria morri detyrimin për hetim ndërkombëtar. Spasovski theksoi se opinioni me këtë do të dijë të vërtetën për sulmet terroriste të cilat ndodhën me 9 dhe 10 maj në vitin 2015, në të cilën edhe humbën jetën tetë policë.
Me 21.09.2017 një deklaratë të ngjashme dha edhe ministri i atëhershëm i Drejtësisë, Bilen Sajili, i cili tha:

Me siguri se unë ndërlidhem me deklaratën e ministrit të brendshëm Oliver Spasovski se Ministria e Brendshme do të kërkojë hetim ndërkombëtar edhe për rastin Monstra edhe për Rastin e Kumanovës. Tërë kohën jemi duke promovuar pavarësi të gjyqësorit prandaj apeloj deri tek gjykatat që në mënyrë të pavarur të marrin vendime duke u bazuar në faktet dhe provatNë lidhje me rastin e Kumanovës me dy nëntor të vitit 2017 nga BDI deklaruar:

Bashkimi Demokratik për Integrim mbetet në qëndrimin e vet për përfshirje të ekspertëve ndërkombëtar në një hetim gjithëpërfshirës për zbardhjen e të gjitha paqartësive të ndërlidhura me rastin e Kumanovës.Procesi i gjykimit dhe dëshmitë e protagonistëve nxorrën në sipërfaqe dilemat rreth organizatorëve dhe motiveve të këtij rasti të rëndë, prandaj qytetarët kanë nevojë ta kuptojnë të vërtetën e plotë.

Në opinion, përsëri ka edhe qëndrime të ndryshme për zbatimin e hetimit ndërkombëtar. Një pjesë e juristëve ne vend pretendojë se nuk ka bazë ligjore mbi të cilën mund të kryher një hetim klasik ndërkombëtar për atë ngjarje, por thonë se mund të shfrytëzohet teknika dhe ndihma profesionale në hetimin vendor.

Edhe pse në deklaratë, por edhe në programin për zgjedhjet e fundit parlamentare (dhjetor 2016), BDI premtoi hetim ndërkombëtar, përsëri edhe pas gjykimit të rastit të Kumanovës (Lagjja e Trimave), asnjë institucion nuk ka dorëzuar ndonjë propozim të tillë deri te Qeveria ose Parlamenti. Aq më pak, deri më tani (08.05.2018)nuk janë theksuar detaje se në çfarë mënyre mund të zbatohet hetimi ndërkombëtar, mbi baza të kësaj mund të përfundohet një hap i tillë nga MPB, institucioni i cili mund të parashtroj një kërkesë të tillë për përfshirjen e ekspertëve ndërkombëtar për zbardhjen e këtyre rasteve.

Kështu që, premtimi i BDI-së “Monitorim dhe hetim ndërkombëtar i rasteve gjyqësore të cilat deri më tani mbajnë epitetin “raste të montuara”, të cilat përveç programit të tyre zgjedhor, është dhënë edhe në më shumë deklarata prej më shumë funksionarë partiak, i vlerësojmë si nuk është realizuar.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test