Kumucakos: Nuk është e mundur të arrihet marrëveshje përfundimtare për emrin - Bota Sot
Kumucakos: Nuk është e mundur të arrihet marrëveshje përfundimtare për emrin

Kumanova

E diel, 24 qershor 2018

Kumucakos: Nuk është e mundur të arrihet marrëveshje përfundimtare për emrin

Më: 23 prill 2018 Në ora: 11:56

Marrëveshja duhet të kompletohet, tërësisht dhe të jetë përfundimtare dhe ta dallojë vendin fqinj nga Maqedonia, thotë përgjegjësi për politikë të jashtme në partinë opozitare greke Demokracia e Re në intervistë për gazetën “Real News”.

“Qeveria është thirrur të sjellë marrëveshje që do të kompletohet, tërësisht dhe të jetë përfundimtare. Që do ta dallojë, në mënyrë të qartë komplete, fqinjin tonë jugor nga Maqedonia. Kjo, është e mundshme”, konsideron Kumucakos dhe shton se kjo është diçka që lideri i Demokracisë së Re, Kirjakos Micotakos, në kohë e ka theksuar.

Përgjegjësi për politikë të jashtme në partinë opozitare më të madhe greke në intervistë thotë se “deklaratat e mëparshme nga Shkupi vendosën frena në revizionin e tërësishëm të domosdoshëm të Kushtetutës  në vendin fqinj dhe në zbatimin e emrit dakordues për të gjitha nevojat”. Sipas Jorgos Kumucakos, zgjidhja e tillë është negative për Greqinë, ndërsa “çështja nuk është nëse vazhdojnë negociatat, por si vazhdojnë dhe ku çojnë”.

Ai e përmend edhe deklaratën e shefit të diplomacisë së Maqedonisë pas takimit me homologun e tij grek në Ohër, kur Dimitrov tha se me Koxiasin kanë biseduar edhe për ndalimin e irredentizmit nga të dyja palët.

“Nuk bëhet fjalë thjeshtë për konfirmim të papërkulur, por për kërkesa të reja nga ana e Shkupit, konkretisht Dimitrovit, i cili kanë besuar se nuk e ka parashtruar pyetjen për irredentizmin nga ana e Greqisë, ndaj vendit të tij. Ky nuk është hap përpara. Nuk është hap që duhet të vërehet. Ai është hap i pengesës. Diçka që ndodhi në prani të ministrit të Punëve të Jashtme të Greqisë, ndërsa Koxijas publikisht ka heshtur”, thotë Kumucakos.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test