Skandal i ri në Gjimnazin e Kumanovës?! - Bota Sot
Skandal i ri në Gjimnazin e Kumanovës?!

Kumanova

E mërkurë, 20 qershor 2018

Skandal i ri në Gjimnazin e Kumanovës?!

Më: 29 mars 2018 Në ora: 18:23
ilustrim

Një skandal i madh ka tronditur nxënësit e gjimnazit “Goce Dellçev” të Kumanovës dhe se për këtë ka shkruar portali Dokaz, duke nënvizuar se bëhet fjalë për nxënës që kanë abuzuar mes tyre duke nxjerrë fotografi pornografike të xhiruara mes tyre.

Fotografitë janë publikuar në faqen kumanovo.leaked.photos, por që sapo është zbuluar skandali, drejtoresha e gjimnazit ka urdhëruar shlyerjen e videove dhe fotografive të nxjerrura nga nxënës të moshave 17 vjeç dhe më poshtë.

Bëhet fjalë për gjashtë nxënës të kësaj shkolle të dy gjinive që janë përfshirë në këtë skandal që ka bërë bujë dhe për të cilin tashmë është hapur procedurë gjyqësore, edhe pse çështja po heshtet për të mos shpërthyer në opinion.

Sipas portaleve, fotografitë dhe videot janë shlyer nga shumë faqe të publikuara, mirëpo bëhet e ditur se disa prej tyre tashmë kanë qarkulluar nëpër opinion, pasi që më parë janë shkarkuar.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test