Rrëfime tronditëse mbi krimet e UDB-së në Likovë - Bota Sot
Rrëfime tronditëse mbi krimet e UDB-së në Likovë

Kumanova

E mërkurë, 20 qershor 2018

Rrëfime tronditëse mbi krimet e UDB-së në Likovë

Më: 10 shkurt 2018 Në ora: 17:06
UDBA

Gjatë luftës së dyt botërore në luginën e Likovës janë zhvilluar beteja të rrepta për mbrojtjen e popullatës shqiptare.

Nga fshati Likovë është masakruar dhe copëtuar Eshref Ademi , i njohur si Çefi i Likovës . Çefi ishte dora e djathtë e Sulë Hotlës , ndërsa shok i tij i ngushtë ishte Destan Jashar Agushi nga fshati Norçë , rrethi i Preshevës.

Sipas kujtimeve të Minush Ademit , Çefi ka qen ndër udheheqësit e flaktë e të fortë , shumë i angazhuar për qështjen shqiptare . UDB-ja e Kumanovës i ndiqte këmba-këmbës Çefin dhe Destan Agushin.

Më në fund i zunë në mal , mbi pendën e Likovës , në Samakovë . Në një vrimë kishin qenë Eshref Ademi ( Çefi ), Destan Agushi dhe Beqir Rrustemi nga Gllaxhnja.

Këta ranë në dorë të UDB-së me spiunimin e bashkëpuntorëve shqiptar të UDB-së. Si i zunë , Çefin dhe Destanin i sollën në oborrin e shkollës së Likovës dhe që aty në Mateç , në një bodrum . Sipas kujtesës së popullit të Mateçit këta u masakruan 600-700m nën fshatin Mateç , te përroi i varrëve, pikërisht te dardha e Shaqir Saliut .

Çefin dhe Destanin , siç tregon Rasim Aliu, këmbë e duar të lidhur, i rropën për së gjalli serbet e anës te Kumanovës . Ndërkohë UDB-ja e kishte rrethuar fshatin dhe asnjëri nuk guxonte të dilte jashtë për t?u ndihmuar. Të nesërmen , në vendin e masakrës u gjetën disa dru të gdhendura, kunja plot gjak . Natën barbarët i kishin mbuluar me dhe të dy viktimat .

Ebib Shukriu kujton burgosjen e babës tij , Haki Shukriu ku nuk doli i gjallë ; ? Babanë e arestuan më 5 nëntor të vitit 1944 . Ishte herët në mëngjes , kur në oborrin ton hyri me rrëmbim e tërsëllëm udbashi Bogosav Maksimoviq nga Mateçi . Një tjetër kishte hipur në minare dhe q’andej vëzhgonte të levizte gjë në shtëpin tonë e në fshat . Babës ia lidhën duart dhe e morën. Baba nuk doli i gjall nga burgu .Nga Likova atë e dërguan në Hotël , pastaj në Mateç dhe më në fund në burgun e Kumanovës ku dhe i mbylli sytë?.

Riza Fejzullahu kujton ditët e Haki Shukriut në burg. Unë e rrotulloja Hakiun , sepse e rrihnin keq , sa vetëm shpirti nuk i kishte dal, thotë Rizai . Ramadan Selimi nga Likova thotë se Hakiun, pas maskarës e hodhën në një grop te thellë 50m ne Kumanov afer varrëve të shkijeve , po ne ate grop jan hedhur edhe shum shqiptar të tjerë.

Në Likovë ka ekzistuar një UDB e vogël shqiptare , po që ka luajtër rol më të madh se ajo e Kumanovës , meqë komunistat e egër shqiptar ishin në Likovë.

1) Eshref Ademi , Çefi i Likovës , i lindur më 1902 u masakrua në vitin 1947 nën fshatin Mateç , në moshën 45 vjeq.
2)  Haki Shukriu i lindur më 1887 , u arestua me 5 nëntor të vitit 1944 , ndërsa u likuidua në UDB-në e Kumanovës me 20 janar 1945 , në moshën 57 vjeq.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test