Krisin armët: Kumanovarët “luftojnë” me policinë në Tetovë - Bota Sot
Krisin armët: Kumanovarët “luftojnë” me policinë në Tetovë

Kumanova

E martë, 17 korrik 2018

Krisin armët: Kumanovarët “luftojnë” me policinë në Tetovë

Më: 8 shkurt 2018 Në ora: 18:21
Ilustrim

“Luftë” e vërtetë ka ndodhur në Bogovinë të Tetovës. Të mërkurën rreth orës 18 e 10 minuta në fshatin Bogovinë të Tetovës, policë nga stacioni policor në Kamjan kanë ndalur një veturë “BMË” me targa të Shkupit.

Ajo është ndalur dhe kur polici është afruar, shoferi e ka startuar veturën duke tentuar ta godasë policin, e pastaj ka goditur veturën e policisë dhe disa vetura të parkuara përreth, transmeton Gazeta Lajm. Gjatë tentimit për të ikur, njëri prej personave që ka qenë bashkëudhëtarë në veturë ka gjuajtur dy plumba në ajr.

Personat janë arratisur bashkë me dy vetura – “Audi” me targa të SHtipit dhe “Sharan” me targa të panjohura. Rreth orës 20 e 50 minuta njësiti special Alfa ka ndalur veturën BMË që e ka drejtuar një 17 vjelçar nga Kumanova.

Më vonë në lagjen Gjorçe Petrov, Alfat kanë ndalur edhe veturën “Audi: me targa të SHtipit, e drejtuar nga I.S. (29) nga Kumanova. Personat janë arrestuar në stacionin policor “Gjorçe Petrov”, kurse veturat janë konfiskuar për procedim të mëtejmë.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test