Një këmbësor i lënduar rëndë në Kumanovë

Kumanova

Një këmbësor i lënduar rëndë në Kumanovë

Më: 31 dhjetor 2017 Në ora: 11:32
Foto ilustrim

T.S.(18) nga Kumanova është lënduar rëndë pasi që dje pasdite është goditur nga një veturë “BMW’.

Siç informon policia, aksidenti ka ndodhur në ora 15:30 në rrugën “Pero Çiço”, para hyrjes kryesore të shkollës së mesme “Goce Dellçev”. Vetura ka qenë e drejtuar nga T.T.(1977).

T.S. është dërguar në Qendrën mjekësore-Kumanovë ku është bërë intervenimi mjekësor, por për shkak të seriozitetit të lëndimeve është dërguar në Qendrën urgjente në Shkup.

Ekip i SPB Kumanovë ka kryer ekspertizë në vendin e aksidentit.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat