Banorët e Lagjes së Trimave në Kumanovë - mes dhimbjes, tmerrit dhe krenarisë shqiptare

Kumanova

Banorët e Lagjes së Trimave në Kumanovë - mes dhimbjes, tmerrit dhe krenarisë shqiptare

Nga: Beqir SINA Më: 3 nëntor 2017 Në ora: 13:26
Kumanovë 2015

Prej 9 majit 2015- shumë gazetar, politikan, qytetar nga Shqipëria , Kosova e viset shqiptare, dhe nga diaspora e kan vizituar këtë lagje, që për “kapriçio” të të gjithëve, quhet edhe Lagje e Trimave. Po, të mos kishin qenë ngjarjet e 9 majit shumë pak njerëz do ta dinin se ku është dhe kjo lagje shqipatrësh në viset shqiptare, e cila, ka shumë shqiptar patriot dhe liridashës. 

Aty ku gati çdo shtëpi në Kumanovë dhe vendbanimet shqiptare në Maqedoni, Kosovë dhe Luginën e Preshevës mban një flamur shqiptar – flamurin kuq e zi, për krenari. 
Shoqëruesit e mi, në vizitën në Lagjen e Trimave, kolegu i nderuar televizionit TV- Hana në Kumanovë, gazetari Iljasa Abazi, dhe kameromani Dani Baftjari, më thanë se: “Kurr ndonjëher në këtë lagje, nuk ka pasur kaq shumë gazetar, politikan, diplomat, qeveritar, vizitorë shqiptar dhe të huaj, sa që e kan vizituar Lagjën e Trimave - Kumanovë, këto tre javë” tha ai. 

Çdo ditë këtu, do të gjesh bashkëatdhetar, tanë, që vijnë nga Lugina e Preshevës, Kosova, Shqipëria, shqiptarët e Malit të Zi, nga Maqedonia, nga diaspora e të tjerë, dhe dotë jetojnë sado pak me hallet dhe brengat e këtyrë njerëzve. Jetojnë edhe ata me ato traumat e banorëve të Lagjes së Trimave, me të cilat këto ditë po jeton edhe gjithë populli shqiptar. 

Image

Kushdo, që vjen në këtë vend, e cila tani ëshë bërë si “Sarajeva” e shqiptarëve, filmojnë, fotografojnë dhe intervistojnë, gjejnë rastin e bisdeojnë me këta banor, të dashur, miqësor, të thjesht, krenar për familjet dhe vendin e tyre. Çdo njeri prej tyre, ende e ruan me krenari vendin e shtëpinë – duke na thënë se:“Sesa do e egër të jetë qeveria, me ne, dhe çfardo lloj inskenimi të sajojë, ajo, duke përdorur edhe armatimet më të rënda, autoblinda dhe helikopter, plumba dhe predha të kalibreve të ndryshme, të djeg dhe rrënojë shtëpit, arrestojë dhe keqtrajtojë banorët, ne përsëri nuk luajm nga këto shtëpi. 

Mbasi, ne kemi një amanet, që na i kan lënë të parët tanë, për të mos lëvizur kurr nga këto troje, dhe t’i mbrojmë këto troje, edhe me gjak” Kjo vjen në pyetje, ngaqë këtu në këtë lagje, janë 55 shtëpi tërësisht të shkatërruara nga predhat e plumbat, e policisë maqedonase, të shkrumbuara nga zjarri i luftës. Aty ende vjen era e tymit të barotit, që të kujtojnë ato skena filmike, të luftës në ish- Jugosllavi, të kujtojnë, Sarajevën, Vukovarin ose ato qytet shqiptare si Gjakovën dhe Pejën - mbas atyre sulmeve brutale, ushtarake, duke përdorur edhe arsenalin më të rëndë, të djegëjes dhe shkatërrimit të shtëpive të shqiptarve, që makina ushtarake e Millosheviqit, i përdori në Kosovë më 1999. 

Banorët e Lagjes së Trimave, pyesin sot se çfarë ndodhi dhe pse ndodhi ? Kush i vrau dhe i terrorizoi atë ditë shqiptarët, dhe, përse ? Përse gjithë ky tmerr u krye në mes të civilve, grave, fëmijëve dhe të moshuarve? A e dinin politikanët shqiptar – se çfarë po ndodhte, dhe a kishin mundësi për ta ndaluar gjakderdhjen dhe këtë tmerr. Kush i spijunoi dhe i tradhëtoi, ata që luftuan me të drejtë. Kush i pagojë dhe kush i mori – 2 miljon euro, që po flitet se është paguar ky inskenim ? Pse u zgjodh Kumanova ? e tjera e tjera pyetje, që dalin këtu në mesin e këtyre njerëzve.

Image

Derisa, po kalojë shtëpi më shtëpi, disa të boshatisuara dhe pa asnjënjeri, disa të tjera kan nga një zot shtëpie që tregon si “ciceron” , dëgjon rrëfimet e përlotëshme të asaj “lufte”, në rrugën, ku kishte ndodhur tmerri dhe terrori i ngjajshëm me “Vukovarin”, dhe banorët që reagonin me ndjenja traumatike, dhe të revoltuar me qëndrimin e qeverisë, që jep premtime qesharake, duke e krahasur me atë çfarë ka ndodhur realisht, dhe ankuar me politikanët shqiptar se i kan braktisur. I afrohem një shtëpie, të cilës i kan mbetur vetëm katër muret, dhe binarët e djegur. 

Aty çdo gjë aty është shkrumbuar nga zjarri i predhave dhe plumave. Shifen gjurmët e terrorit, orendi shtëpijake të shkrumbuara, frigorifer, lavatriçe, sobë me korent, televizorë, veshëmbathje, rroba fjetje, dyshek, batanije, dhe krevat, libra shkolle të fëmijëve, djegura dhe të bëra hi, piata dhe fillxhan , gota uji,, komplete guzhine, tenxhere, lug, pirunjë e thika, të gjitha të djegura. 

Aty është edhe një nga kryefamiljarët në moshë, që ka përjetuar tmerrin dhe që shtëpia e tij gati se është e rrafshuar me tokë. “ Jemi më shumë se 55 shtëpi po na thonë dhe gati 128 familje në këtë rrugë, ku ndodhën “luftimet” dhe terrori i paparë policorë, që po vuajmë çdo ditë e më shumë nga traumat dhe vështërsitë e jetës. Por, që askush nuk po kthen vëmendjen tek ne nga qeveria, sikur ne të jemi qytetar të një vendi tjetër jo ne ata që edhe kemi votuar për këta politikan,” tha ky kryefamiljar ndërsa i faleminderohet, të gjithë shqiptarëve kudo që janë që po dërgojnë ndihma dhe janë solidarizuar me Kumanovën këto ditë . 

Gratë dhe fëmijët janë në gjendje më të rëndë dhe se ata çdo ditë e çdo natë nuk mund të shkëputen nga përjetimi i atij tmerri që ndodhi atë ditë, kur specialet dhe policia na fuste nëpër autoblinda, sikur të ishim terrorista, tregojnë pesë anëatrë të një famije invalidësh, të pesë janë të verbër. Por , policia kërkonte me dhunë edhe nga të verbërit, "se ai kan parë “terroristat”? siç i quanin ata. Një rrëfim trishtues ky, i të pestë vëllezërve të vërbër për gazetën tonë.

Image

Një kryefamiljar tjetër- me shkop në dorë i moshuar dhe i martuar me një grua nga Durrësi, mbasi i kishte vdekur gruaja e parë, rrëfen: se :”Ai bashkë me familjen e tij 11 anëtarëshe ishin strukur në një nga dhomat më të thella të shtëpisë, në besmen dhe për 12 orë kishin qenë të ngujuar në tmerrin që e ka parë me syt e tij. “Ne me fëmijët dhe gratë kemi ndenjur aty të strukur. U frikësova shumë, as që e kisha parë ndonjëher, megjithse kisha përjetuar edhe luftën e Kosovës. Atë ditë jam frikësuar si kurr në jetën time, dhe ja tregofsha atë frikë “natës së vorrit” tha ai. 

“Aty para kësaj rrugice vetëm tre katër metra larg , besmenit tonë, dikush shtiu me snajper dhe i ra në kokë njërit nga pesë specialeve, që shtinin me automatë në drejtim të një shtëpi aty afër . "Polici, maqedonas u rrëzua për tokë i vdekur, dhë njëri nga shokët e tij, e kapi menjëher nga dora për ti parë pulësin, ndërsa bërtiti me të madhe – “e vranë e vranë” në gjuhën maqedonase. 

Dhe, ashtu duke bërtitur, nxorri një granatë që mbante në brez, dhe u turr nga dritarja, ku ishim strukur unë dhe 11 anatarët e familjes. Kam parë që njëri prej shokëve të tij – me uniformën e specialeve, që i ka bërtitur, se “nëse ti e hedh granatën brenda në shtëpi, unë do tu vrasë të gjithëve, ju dhe veten time” ,tregon plaku i shtëpisë, dhe shtonë se 100 përqind- ai djalë, ka qenë shqiptar, se e kam kuptuar edhe nga të folurit maqedonisht, që ai ishte vetëm shqiptar" thotë ai i bindur. 

Image

Lagja e Trimave kërkon ndihmë

Shaban Demiri, kryetar i Bashkësisë Lokale të Lagjes dhe këshillit emergjent, i pyetur për këtë situatë kërkon ndihmë urgjente dhe mbështetjen nga të gjithë shqiptarët kudpo që janë, sidomos nga diaspora të intervenojnë në institucionet ndërkombëtare. “Ju lutemi të na ndihmojnë, sepse spo kemi nga të drejtohemi. Apelojmë, për ndihmë nga institucione përgjegjëse, dhe ato ndërkombëtare, partitë politike shqiptare, në Maqedoni, atyre që ua kemi dhënë vota, avokatët, organizatat vendore, rajonale dhe të huajve, që janë të specializuara në fushën e të drejtave të njeriut, por, edhe ekspertë ndërkombëtarë të na ndihmojnë. 

Kemi nevojë për të na ndihmuar për lirimin e të burgosurve, dhe kthimin e tyre pranë familjeve , sepse shëndeti i tyre është rrezikuar, dhe vej duke u përkeqësuar”, thekson Shaban Demiri. 

Ndërkaq, ai shtonë se edhe shumë banorë të lagjes, çdo ditë po paraqiten dhe kërkojnë ndihmë, por ata nuk kanë ku të drejtohen dhe janë të hutuar, duke mos ditur se ku duhet të trokasin. 

Megjithëse, është ngritur edhe një grup pune “Shtabi i emergjencave” ne kemi nevojë për çdo ndihmë – solidarizohuni edhe ju me ne dhe jeni me ne të gjithë në këto ditë të vështira" bënë thirrje kryetari i “Shtabit të emergjencave”.

Image

Banorët dëshmojnë gjendjen e rëndë 

Përjetimet e ngjajshme i shprehin edhe shumë familjarë të tjerë, duke theksuar se Qeveria dhe Ali Ahmeti po përmend se do të rregullohen shtëpitë, por kush na rikthen qetësinë dhe gjendjen tonë shpirtërore të rrënuar. “Ne i po shikojmë politikanët tanë si Ali Ahmeti që po mendon se me beton e qeramikë do të na rikthejë e do na kompensojë dëmin. 

Ata po mendojnë se këtu ka qenë një lojë fëmijësh dhe se hajt se do të rregullohen shtëpitë. Nuk e dijnë se 12 orët e tmerrit të përjetuar nuk i harrojmë kurrë. Na është thyer shpresa dhe vështirë po themi se do të na rikthehet. Unë po ju them të vërtetën se tani po e kemi problem me qëndru vetëm në shtëpi, sepse në një moment në qetësi po na rikthehen fotografitë e plumbave, zjarrit dhe krismave. Kërkojmë ndihmë dhe solidarizim shpirtëror”, thekson një banorë i lagjes së rrënuar, e cila vështirë dhe me ngadalësi po i rikthehet normalitetit.

Këto janë pra rrëfimet e banorëve të Lagjes së Trimave - Kumanovë, ato ditë kur çdo gjë ishte e djegur, shkatërruar dhe era vinte vetëm barot.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat