Shokon avokati pas dënimit të Grupit të Kumanovës: Ka dëshmi se kanë gisht edhe shërbimet sekrete

Kumanova

Shokon avokati pas dënimit të Grupit të Kumanovës: Ka dëshmi se kanë gisht edhe shërbimet sekrete

Më: 2 nëntor 2017 Në ora: 14:44
Naser Raufi

Avokati mbrojtës i të akuzuarve në rastin “Lagjja e trimave”, Naser Raufi ka potencuar se dënimet e sotme të shqiptuara nga ana e Gjykatës Themelore të Shkupit për t’i dënuar të akuzuarit është shumë i lartë, sepse sipas tij, “ka dëshmi se ky rast ka qenë i involvuar nga ana e shërbimeve sekrete të shtetit.

“Janë dënime shumë të mëdha dhe drakonike, ku nga 37 persona, katër janë liruar, ndërsa 7 persona janë dënuar me burg të përjetshëm, kurse të tjerët janë dënuar me dënime të ndryshme edhe atë më vite burgim nga 11 e më shumë, po ashtu ka edhe 11 persona janë dënuar me nga 30 vite burg. Unë prapë ndaj mendim se ky rast është i montuar, ku ka të involvuar edhe shërbimet sekrete”, tha Raufi, avokati mbrojtës i të akuzuarve.

Raufi më tej ka shtuar se të njëjtit do të dërgojnë ankesë deri tek gjykatat tjera, për të kërkuar gjykim të drejtë ku do të dërgojmë edhe prova konkrete.

Edhe avokati tjetër, Asmir Alispahiq ndau mendimin e njëjtë me avokatin Raufi se dënimet janë shumë të larta.

“Shpresojmë se PSP ku është dërguar kërkesë për procedurë të mëtejmë të dëshmojë se nuk ekziston vepër penale ‘terrorizëm’ apo ‘organizatë terroriste””, ka thënë Alispahiq.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat