Dramë në bankën e Kumanovës, qytetari humb durimin për ndihmën sociale, reagon dhunshëm sigurimi i bankës, alivanoset gruaja e tij

Kumanova

Dramë në bankën e Kumanovës, qytetari humb durimin për ndihmën sociale, reagon dhunshëm sigurimi i bankës, alivanoset gruaja e tij

Më: 14 mars 2017 Në ora: 08:13
Foto nga video

Pritjes së gjatë në radhë për të marrë ndihmën sociale ia pa sherrin një qytetar i komunitetit rom. Ai e humbi durimin dhe duke ngritur zërin ka shkuar tek sporteli, por në këtë rast intervenon sigurimi duke përdorur forcë për ta nxjerr jashtë.

Gruaja e tij, e shqetësuar nga ajo gjendje, pas britmave e tentativës për ti ndihmuar bashkëshortit, alivanoset e bie pa ndjenja në dysheme. Kjo ngjarje ndodhi në mesditën e së hënës në një bankë të Kumanovës, para syve të shumë qytetarëve, të cilët pritnin në radhë të gjatë. Në ndihmë të gruas së alivanosur erdhi autoambulanca për ekzaminim mjekësor. Në vendin e ngjarjes erdhi edhe policia për të ndërmarrë masat dhe evidentimin e rastit.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat