Burgu i Idrizbegut shndërrohet në varr masiv për shqiptarët, ja si vdiq dje kumanovari

Kumanova

Burgu i Idrizbegut shndërrohet në varr masiv për shqiptarët, ja si vdiq dje kumanovari

Nga: P.R Më: 22 janar 2017 Në ora: 20:14
Mitat Sejdiu

Mitat Sejdiu nga fshati Vaksinc, i cili po qëndronte në burgun e Idrizbegut ka vdekur gjatë ditës së djeshme. Ai ishte i dënuar me 4 vite burg.

Ai ka vdekur si pasojë e torturave të bëra ndaj tij. Husrin Arifi në një postim shkruan se burgu i Idrizbegut është shndërruar në varr masiv për shqiptarët pasi për një muaj vdiqën tre shqiptarë në këtë burg, përcjellë "Bota sot". 

Ky është postimi i plotë i Husrin Arifi:

Na prangosin te gjall e na dergojn ne burgje dhe pastaj para se me e kry burgun na kthejn neper arkivole ne shtepit tone e pastaj drejt e ne varr fundi. Sot ne kohen e pasdites ka vdekun-ka ndru jet ne burgun e Idrizbegut Mitat Sejdiu nga fsh.Vaksinc pas 4-vite e dy muaj burg ne vuajtje. Do na mungosh me shakat, bashkbisedimet dhe shetitjet qe kem ecun bashk ne shetitore me gjith shoket Mitat,ishalla Zoti ta falt Xhenetin e familjes Ages Demir dhe fmive te tij e njikohesisht edhe farefisnis Sediu ngushllimet me te sinqerta per Mitatin,do na mungosh e do te kujtojm me mall.
Burgu i Idrizbegut esht shendrrua ne varr masiv per Shqiptarê!!,per nje muaj tre Shqiptar te vdiqen dhe shum te tjer deri me tani !!!???
Ngushllime nga burgu

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat