Zaev: Do të përgjigjeni për rastin e Kumanovës

Kumanova

Zaev: Do të përgjigjeni për rastin e Kumanovës

Më: 6 dhjetor 2016 Në ora: 21:32
Zoran Zaev

LSDM-ja në kuadër të fushatës parazgjedhore, sonte ka mbajtur takim me qytetarët e Kumanovës, para të cilëve u drejtuan ministrja aktuale e Punës dhe Politikës Sociale, Frosina Tashevska-Remenski, si dhe kandidati për deputetë nga rradhët e LSDM-së, Muhamed Zekiri.

Zoran Zaev tha se kanë mbetur edhe pesë ditë deri në rënien e këtij pushteti. Ai i bëri thirrje publikisht liderit të OBRM-PDUKM-së, Nikolla Gruevski, për debat publik, dhe tha se nëse ai nuk pranon deri në ditën e zgjedhjeve, do të dëshmohet se Gruevski është qyqarë.

Ai tha se përveç Gruevskit, edhe Ahmeti frikësohet nga bashkimi i qytetarëve pa dallime etnike nëpër tubimet e LSDM-së. Ai u betua se të gjitha rastet e montuara, si, Monstra, rasti i Kumanovës dhe të gjitha rastet e tjera, do t’i zbardh deri në fund, që të mos mbetet asnjë dyshim mbi të bëmat kriminale të këtij pushteti.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat