Kumanova do të ketë rrugë të rindërtuar dhe qendër të re emergjente

Kumanova

Kumanova do të ketë rrugë të rindërtuar dhe qendër të re emergjente

Më: 24 shtator 2016 Në ora: 15:35
Komunova

Afrohen zgjedhje e parakohshme parlamentare dhe për këtë partia maqedonase në pushtet ka premtuar rikonstruimin e rrugës Shkup-Kumanovë dhe ndërtimin e qendrës së re emergjente.

Ministri i transportit dhe lidhjeve Vllado Misajllovski ka premtuar se do të ndërkohet rruga e re Shkup-Kumanovë dhe për këtë është mbyllur tenderi e që tani dihet kush do të ndërkojë rrugën dhe së shpejti do të fillojnë me ndërtimin.

“Kjo do të thotë se 23 kilometra prej Shkupit deri në Kumanovë do të rehabilitohen dhe rikonstruohen. Kjo është shumë me rëndësi pasi ne investojmë shumë në Korridorin 10 që maksimalisht ta përmirësojmë infrastrukturën”, deklaroi Misajllovski.

Nga ana tjetër, kryetari i OBRM-PDUKM-së dhe ish-kryeministri Gruevski kumanovarëve ju premtoi ndërtimin e Qendrës së re emergjente.

”Brenda dhjetë ditëve do të nis procedura e zgjedhjes së kryerësit të punimeve ndërtimore për ndërtimin e Qendrës Emergjente në Kumanovë dhe në pajtueshmëri me të premtuarën ndërtimi do të nis sivjet, deklaroi kryetari i OBRM-PDUKM-së, Nikolla Gruevski.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat