Lëndohet rëndë shoferi i motoçikletës në një aksident në Kumanovë

Kumanova

Lëndohet rëndë shoferi i motoçikletës në një aksident në Kumanovë

Më: 28 gusht 2016 Në ora: 23:02
ilustrim

Një shofer i motoçikletës është lënduar rëndë në një aksident trafiku që ka ndodhur dje në orën 17:20 në rajonin e Kumanovës, kumtoi sot policia.

Shtetasi turk, 34 vjeçar E.A. i cili e ka drejtuar motoçikletën “jamaha”, duke u shkëputur nga autostrada VK Tabanoc-Shkup, me qëllim që të kyçet në rrugën magjistrale Kriva Pallankë-Kumkanovë, drejt Kriva Pallankës, ka humbur kontroll, ka kaluar në anën e kundërt të korsisë dhe është përplasur në automjetin motorik “tavrija” të cilin e drejtonte kumanovari 58 vjeçar T.A. i cili lëvizte nga Kriva Pallanka drejt Kumanovës.

Shtetasi turk ka marrë lëndime të rënda trupore dhe pas ndihmës së dhënës në spitalin e Kumanovës është dërguar në Qendrën emergjente në Shkup.

Kumanovari dhe bashkudhëtarja e tij nga automobili S.A. (1960) kanë marrë lëndime të lehta.

Kontroll në vendin e ngjarjes ka kryer ekipi i SPB Kumanovë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat