Sot nis ‘Zhurma e Artistave Pa Kufi’

Kultura

Sot nis ‘Zhurma e Artistave Pa Kufi’

Më: 13 tetor 2018 Në ora: 07:56
Ilustrim

Galeria Qahili organizon për herë të katërt Zhurmën e Artistave Pa Kufi, nga sot deri më 17 tetor, ku do të marrin pjesë artistë nga vendi dhe rajoni. Zhurma e Artistave Pa Kufi organizohet në Prishtinë, në hapësirë të Galerisë Qahili dhe gjatë ditës në hapësira të ndryshme të qytetit të Prishtinës.

Sipas organizatorëve, ky projekt ka për qëllim të prish të rutinën jo vetëm të njerëzve por edhe të artistave.

“Artistët do të zhvendosin studion e tyre në hapësira të ndryshme të qytetit. Ka për qëllim të pasuroj jetën e qytetarëve me përvoja dhe njohuri të ndryshme rreth artit dhe kulturës që kanë vet artistët pjesëmarrës. Mbi të gjitha do jetë ofroj një qasje tjetër rreth artit dhe kulturës, një këndvështrim më unik, gjithnjë duke pas parasysh promovimin e artit dhe kulturës si dhe integrimin e artistëve, në një pjesë më të madhe të popullatës”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat