Deri kur?! - Bota Sot
Deri kur?!

Kultura

E hënë, 15 tetor 2018

Deri kur?!

Nga: Jakup Gërguri Më: 11 tetor 2018 Në ora: 08:59
Jakup Gërguri

Deri kur krim

Deri kur hajni,

deri kur plaçkë

Deri kur ligësi ?!

 

Deri kur vota

Shitet për lek,

Deri kur askush

S'mendon për shtet ?!

 

Shkronjat e Manastirit

Po qeshen me neve,

A ju shërbeva unë

T'iu ngjani bejlerëve ?!

 

Prekazi legjendar

Është bafasuar

A thua vallë

Përse jam flijuar ?!

 

Presheva ankohet

Preveza rënkon,

Pollogu turqizohet

Anamali gjëmon.

 

Mbledhni mendjen 

Popull e pari,

Mos luani më

Me të shtrenjtën liri.

 

Ju mirë e dini

Se kështu nuk shkon,

Më mirë ndaluni tash

Se dikur do të bëhet vonë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test