“Psycho” edhe për LGBTI

Kultura

“Psycho” edhe për LGBTI

Nga: Ilir Muharremi Më: 10 tetor 2018 Në ora: 19:47
Kopertina e Romanit “Psycho”

Romani “Psycho” i shkrimtarit Ilir Muharremi flet edhe për komunitetin LGBTI, komunitet sot që mbajti paradë në qendër të Prishtinës. Nën tingujt e kësaj kënge dhe shumë të tjerave që përçojnë mesazhe të tilla, komuniteti LGBTI dhe përkrahësit u argëtuan, kënduan, u puthën njëri me tjetrin. Publiku i vështronte dhe nuk arriti t’ia u pengoj për asnjë çast lirinë e tyre. Në fund qetësisht mbyllën paradën. Gjithçka u moniturua nga Policia e Kosovës, që sipas tyre i tërë ky aktivitet përfundoi pa ndonjë incident. Në roman, homoseksualiteti përdoret si shtirje si kamuflim i personazhit kryesor, sepse ai loz rolin e homoseksualit për t’i joshur viktimat homo. Ai nuk bën seks me ta, i çveshë dhe i vret ngadalë. Në vazhdim po ju sjellim një fragment:

“Arritëm te shtëpia ime, ja streha që e pëlqej ende zotëri. Mund të vini të rrimë bashkë, mos keni frikë  jam homoseksual. Hymë bashkë….

Gabojmë kur mendojmë se nëse vetëvritemi e mërzisim gruan, femrën ose familjen. Në fakt ne i lirojmë ata. Kështu më mirë mos ta vras veten zotëri. Pas vdekjes e dini se çfarë thonë: E ka vrarë veten i gjori nuk duroi ose ishte shumë i ligë… Shumë të poshtër janë njerëzit zotëri. Gjithmonë këto krijesa të tepërta, njerëzit kujtojnë se i vetëvrari ia mori jetën vetes për ndonjë arsye. I vetëvrari mund ta vras veten për shumë arsye…

Ta nxjerrë thikën, ta ngul thellë në zemrën time. O jo e dua jetën zotëri. Shumë dobësi është kjo. Në këtë jetë duhet të vdesim dhe të vuajmë, unë e pranoj zhgënjimin dhe humbjen si pjesë normale të jetës zotëri. Do thyem krejt sepse vazhdoj të jetoj në këtë botë të egër. Çdo gjë të keqe mbanë kjo botë dhe prapë e dua. Analizojeni pas krejt fjalëve që ju thash, ç’mendoni për mua? I zhgënjyer jam, por jo, jam i dëshpëruar me të tjerët. Ndoshta edhe për fajin tim. Po kush e pranon fajin zotëri? Krimineli gjithmonë thirret në pafajësinë e tij. Të metat e mia i dini ju, por unë shpesh i harroj zotëri. Të tjerët vazhdojnë të më gjykojnë. Kjo gjithkënd do ta shqetësojë. Në jetë është mirë të rrëshqasësh, gjithmonë tërthorazi, gjithmonë duke ikur nga gjykimi. Të ndëshkohesh dhe të ikësh nga kjo është e kotë….”

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat