Ekspresiviteti dhe kreativiteti i lartë piktural në pikturën e Muslim Mulliqit - Bota Sot
Ekspresiviteti dhe kreativiteti i lartë piktural në pikturën e Muslim Mulliqit

Kultura

E hënë, 15 tetor 2018

Ekspresiviteti dhe kreativiteti i lartë piktural në pikturën e Muslim Mulliqit

Nga: Mr. Bislim Aliu Më: 9 tetor 2018 Në ora: 12:25
Mr. Bislim Aliu

Piktori Mulliqi kishte një ndjesim të lartë të shprehjes ekspresive. Ky ekspresivitet gjithnjë  u paraqit me ndjesimin më të lartë shpirtëror. Në punimet e para  - kullat, motivet fshatare dhe peizazhet,  Mulliqi na tregoi dendur, se është i lidhur rrënjësisht me trollin dhe ne ambientin . Pra, përherë na tregoi, se është i lidhur me njerëzit e rendomt, që vazhdimisht  punojnë për të mbetur gjallë. Ai, përherë  ishte; i këtij trolli, i këtij ambienti, i kësaj toke të lashtë dhe i këtyre njerëzve të rëndomt. Dhe, këtë e tregoi gjithnjë në veprat piedestale të tij…

Pa dyshim Muslim Mulliqi ishte njëri  prej piktorëve më origjinal dhe më potencial që ka pasur ndonjëherë Kosova. Ai ishte një figurë qëndrore, i cili ka bërë shumë për zhvillimin dhe përparimin e artit pamor në Kosovë. Dhe, pa mëdyshje, ishte nismëtari i pikturës bashkëkohore dhe njeri nga pionierët e artit modern ndër ne. Ai ishte piktor me një shprehje të fuqishme ekspresioniste dhe me heqje të potezave të forta të kontrastit.

Ai jashtëzakonisht bukur e studio psikologjinë dramatike të portretit dhe të figures. Dhe, me një vizatim të thuktë, përmbajtësor dhe të ashpër i vështroi njerëzit e thjesht dhe të rëndomtë që vazhdimisht punonin për të mbetur gjallë. Ndaj, me këto premise të jashtëzakonshme, Muslim Mulliqi u bë piktori më i dashur dhe më markant i artit pamor në Kosoë. Dhe, jo vetëm i Kosovës, por edhe më gjerë, gjithnjë me aftësi të jashtëzakonshme ; ndiesore, sensitive , idealizuese, konkretizuese dhe fare përmbajtësore.  Ai dhe vetëm ai diti dhe mundi të jetë një shpërfaqës i një kalibri të lartë i cili denjësisht e shpërfaqi kohën dhe erën e kohës në mënyrën më cilësore dhe më bravuroze në artet tona pamore.

Dhe, në ambientet e ASHA të Kosovës, para do ditësh, u hap ekspozita e doajenit tonë të pikturës dhe e Akademikut tone të nderuar Muslim Mulliqi. Kjo ekspozitë u hap për nderë të 20 vjetorit të vdekjes së tij. Pra një ekspozitë,që mund ta quajm  edhe si Retrospektivë  e përbër nga disa cikle, si; “Enterier”, “Portrete”, “Kullat”, “Peizazhe”. U promovua edhe një monografi për piktorit e madh Mulliqi.

Kjo ekspozitë me të vërtetë tregoi ekspresivitetin e lartë dhe madhështinë e kreativitetit të lartë dhe shumë të fuqishme të piktorit dhe doajenit tonë të pikturës Muslim Mulliqi. Ndaj, kjo paraqitje e tij në shenj përkujtimi, ishte me të vërtetë një ngjarje e madhe artistike dhe estetike. Zatën ai ishte nismëtar I hapjes së SHLP, i Akademisë së Arteve dhe i formimit të Shoqatës së piktorëve në Kosovë. Ai pra, bëri shumë në zhvillimin e artit në përgjithsi në Kosovë. Ishte dhe mbeti nnjë figurë qendrore për mosovizimin e arteve pamore në Kosovë. Andaj, arti i tij dhe angazhimi i madh në fushën e arteve pamore do të shënohet në historinë e Kosovës për zhvillimin dhe masovizimin e arteve pamore në Kosovë.

Ndjesim dhe shpërfaqje cilësore në paraqitjen e kullave

Piktori Mulliqi kishte një ndjesim të lartë të shprehjes ekspresive.  Kyekspresivitet u paraqit  me ndjesimin më të lartë shpirtëror.  Në punimet e para – kullat, motivet fshatare dhe peizazhet, Mulliqi na tregoi dendur se është i lidhur rrënjësisht me ambientin dhe me njerëzit e tij. Pra, përherë na tregoi, se është i lidhur me njrëzit e rëndomt, që punojnë vazhdimisht për të mbetur gjallë. Ai gjithnjë ishte; i këtij trolli, i këtij ambienti,  i kësaj toke  të lashtë dhe  i  këtyre njerëzve  të rëndomt .

Ai kishte një ndjesim të jashtëzakonshëm  në paraqitjen e kullave. Ajo fortifikatë e qëndresës por edhe simbol i  vatres së jetës. Këtë arkitekturë të vjetës, të jetës dhe të qëndresës, piktori Mulliqi e paraqiti me ndiesimin më të lartë ndjesor e shpirtëror. Dhe aq shumë dhe aq ndjeshëm piktori Mulliqi u dashurua në këto kulla arkitektonike, saqë në veprat e tij u bë lajmotiv i përhershëm  i tyre.

Sikur shumë shkrimtarë  e poet tanë të njohur  që thurën legjenda të shumta për kullat dugagjinase, të cilat me tiparet karakteristike u bënë identifikim për popullin shqiptar, njashtu e piktori Mulliqi në veprat e veta, tregoi një autoktonizëm të skajshëm për këto kulla , me histori të lashtë kombëtare dhe shqiptare. Në këtë drejtim, askush më mirë dhe më ndjeshëm, nuk i ka paraqitur kullat, në artet pamore si piktori Muslim Mulliqi.

Kjo etni gjatë shekujve është balla faquar me furtuna e  me tronditjet  nga më të ndryshmet. E ajo, luftoi gjithnjë, duke e ruajtur krenarinë dhe identitetin e vet kombëtar. Dhe, qëndroi përherë vertikalisht si një bedem i pamposhtur. Ndaj, edhe kulla qëndroi e pamposhtur, mu si populli shqiptar, përball çdo furtune dhe gjithnjë mbeti  burrërore e kombit shqiptar. E ruajti nderin, mikpritjen, bujarinë, besën dhe gjakun e të parëve të kombit shqiptar.

Ndaj kulla e ruajti gjenezën, etnin, qëndresën e kombit, rrënjët e kombit dhe besën e shqiptarit, si një idealizëm i lartë kombëtar. Kjo besë dhe ky virtyt i lartë besnikërie, është sensualja më e lartë njerëzore, të cilën nuk e ka asnjë komb tjetër përpos kombit shqiptar. Këtë sens të bujaris, kombi shqiptar e ruajti përherë, nëpërmes kullës heroike, e cila ishte dhe gjithnjë do të mbetet përherë idealizëm i lartë i kombit shqiptar. Kjo, zatën, gjithmonë do t’na paraqet heroizmin tone dhe virtytin e lartë njerëzor.

Pa dyshim, kjo shpërfaqje e lartë artistike, u paraqit në shumë tablo, e për një sensusualitet të lartë ndjesor, do t’i veçonim veprat; “Kullat e Junikut”, “Kulla e Halilit”, “Kulla e harruar”, “Para kulle” I,II, “Kulla e bardhë”,  “Portret” I II III , “Dy koka” “Peizazh” I II III “Figurat në peizazh” e ndonjë tjetë. Në të gjitha këto vepra, Mulliqi e shpërfaqi sensitiven  më të lartë të kreativitetit ndjesor e shpirtëror. Ai këtyre kullave, iu dha shpirt, jetë dhe rrezatim shpirtëror në trojet e lashta dhe autoktone të popullit shqiptar.
Andaj, gjithnjë kulla ishte një sinonim i lartë i qëndresës, i bujarisë, i filozofisë shqiptare dhe i mjedisit tonë karakteristik. Kulla përherë ishte vend takim i burrave, por edhe vend takim i luftës, për ta ruajtur nderin, nga barbarit e ndryshme nacionaliste. Kjo kullë, gjithherë ishte mik i ngusht i kësaj toke, i këtij trolli me besnikëri të lartë. Ishte dhe mbeti shkollë krenarie dhe besnikërie të përhershme. Dhe, përherë ia doli të jetë guximtare, trimoshe dhe  me krenarinë e lartë kombëtare.

Kulla gjithnjë ishte fortesë e gurëzuar, e cila simbolizon heroizmin, trimërinë dhe fitoren e përhershme të popullit autokton shqiptar. Ajo ishte beden i gjallë, e cila me shekuj e ruajti këtë gjallëri e ruajti me gjak e me shpirtin e sinqeritetit kombëtar. Dhe, ia doli që gjithnjë të jetë krenar, shqiptar dhe mbi të gjitha të kombëtar. Pra, kombëtar i besës dhe i qëndresës.

Koloristika e lartë ekspresive e piktorit

Piktori Muslim Mulliqi ishte një kolorist i jashtëzakonshëm. Ai ishte një ekspresionist i vërtetë. Pati një ndjesim dhe një idealizëm të veçantë në shpërfaqjen e ngjyrave. Dhe, pa dyshim, kullave iu “ dha shpirt” me kreativitetin e tij fenomenal. Vetëm ai diti se si frymon kulla dhe atë e tregoi me ndjesimin më të lartë shpirtëror. Këtë fenomenologji, Mulliqi e tregoi tejet bukur edhe në peizhaet e tij, gjithnjë me një ekspresivitet shumë të lartë ndiesimi.

Paraqitjet koloristike, të piktorit Mulliqi, në këto kulla, portrete e peizazhe, është  një kolorit i lartë intenziv me një fakturë të dendur ekspresive. Ky ekspresivitet është i Mulliqit dhe gjithmonë do të mbetet si një ekspresivitet i lartë “mulliqian”.

Andaj, mund të themi lirisht, pa e tepruar aspak, se piktori Muslim Mulliqi, ishte diçka më tepër se piktor dhe ishte diçka më tepër se artist. Ai gjithnjë, në veprat e tij tregoi një ekspresivitet të jashtëzakonshëm, i cili përherë ishte, sa sensitive e ndjesor, aq edhe shpërfaqës e përmbajtësor. Andaj, kjo ekspozitë madhështore e tij, na mallengjeu edhe një herë  me veprat piedestale të tij. Vepra e tij do të mbetet gjithnjë si një kreativit  tejet i lartësuar të një piktori fenomenal siç ishte Muslim Mulliqi.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test