Luan Cipit dhe ”Një jetë midis yjesh”

Kultura

Luan Cipit dhe ”Një jetë midis yjesh”

Nga: Gëzim Llojdia Më: 8 tetor 2018 Në ora: 11:59
Gëzim Llojdia

1. Krijuesi nga qyteti i Vlorës Luan Cipi është autor i 13 botimeve ,8 në gjininë e prozës dhe 5 në poezi. Libri i fundit me poezi titullohet :”Një jetë midis yjesh” ,ka gjithsejt 180 faqe, ku janë ndër krijimet kushtuar disa prej figurave të shquar të qytetit të Flamurit por edhe me gjerë. Ndonëse vëllimi  poetik nis me një poezi parathënie:Ç’është poezia”  ku autori mundohet të shpjegojë thjeshtë dhe qartazi tufën e vjershave të lindur nga frymëzimi,ai ja  kushton mikut poet ,që është një klasik në vjershërim me varg,ritëm,rimë por i dalë nga moda  në thonjëza ngase poezia ka vite, që po shkon nëpër ca hulli të reja dhe  drejtime të ndryshme me rimë e pa rimë  dhe më tepër s’ka më atë ngrohtësi shpirti të dikurshme,atë vargëzim të lezetshëm siç  e krijoi Lasgushi, Ali Asllani, Noli, Fishta  deri nga lashtësia nga ku ajo ka ardhë si një hyjneshë e  bukur,por qiellore, të mbush shpirtin me shpresë, a trishtim,dhimbje e pikëllim . Madje duhet thënë :qysh kah herët  se te mistikët hyjnorë,bashkudhëtare  e tyre ka qenë ,poezia.Ose më mirë themi kështu:Poezia  është bijë e parë e bukurisë hyjnore.Ngase ajo vjen nga bota e përjetimeve shpirtërore.

2. Autori Luan Cipi në këtë vëllim poetik u ka kushtuar krijimet e tyre disa personaliteteve të shkencës si:shkencëtarit Farudin Hoxha,akademik Bardhyl Golemi,profesor Harilla Papajorgjit,ekonomistit Niko Gjyzari,gazetarit të shquar lab Duro Mustafai,futbollistit Jani Papa,inxhinierit Taulla Bimo,kryetarit Tajar Bonjaku,,veterinerit Minella Konomi,artistit të skenës dhe estradës Qirjako Sava,gazetarit dhe poetit Irfan Bregu,ndërtuesit Vangjel Loli,biologut Agron Cuci, dentistit Sadedin Gjoka, Luan Totos, Ervehes, Refit Hoxhës, Lilo Panozaqit, Skendër Banit, inxhinierit Teki Muka,aktori Leka Kruta si  dhe një varg figurash të shquara  të qytetit të Flamurit. Poezia Luan Cipit është një lloj himni kushtuar figurave ,që kanë lënë gjurmë në  jetën e një qyteti,apo të një shteti. Luan Cipi shkruan thjeshtë  me një vargëzim aspak monoton por të mbushur me metaforë dhe shpesh herë përdorë ose rimën. Ai mundohet  me vargun e tij të skalitur dhe të përpunuar që të nxjerr në pah, tiparet e këtyre njerëzve të  njohur  në punësit e tyre. Autori shkruan në gjuhën e njerëzve të thjeshtë duke zbuluar figurat  dhe merita e këtyre njerëzve të shquar në disa fusha. Gjuha  standarde e autorit  në krijimet e tij e tij është e pasur, pa ngarkesa kryesisht, për ndërtimin e vargjeve. Shumica e krijimeve të janë të shkruara me vargje të shkurtra ,por me një stil të veçantë të këtij autori.

3. Autori Luan cipi në vëllimin poetic “Një jetë midis yjesh” ja ka kushtuar disa prej bukurive  të qytetit të tij .Gjirokastrës  si dhe shumë poezi  të tjera kanë një temë historike për disa ngjarje madhore të qytetit të flamurit apo figura historike e personalitete artistike .Disa poezi  të autorit si: “Vlora po zbukurohet’,Bukurit e Vlorës”,”Krenaria e Vlorës,”Hebrenjtë e Vlorës”,kanë nga një motiv historie të lidhur ngushtësisht me qytetin e flamurit. Kurse poezia kushtuar ndarjes nga jeta të poetit Dritëro Agolli apo Kadaresë kanë një cilësi më të mirë se krijimet e tjera.Në përgjithësi autori Luan Cipi është një punëtor i palodhur edhe në këtë moshë duke sjellë për 10 vjet, 13 vëllime të ndryshme në dy gjini .Ajo që shquhet te poeti Luan Cipi është:  krehja e vargut dhe gjuha standarde e përdorur mjeshtërisht nga autori në 90 % të krijimeve të tij poetike në këtë vëllim të fundit. Ajo që e përbën  cilësinë e  krijimeve është përzgjedhja e ngjarjeve dhe e situatave nga jeta e rëndomtë, të shpjeguara apo të përshkruara me një gjuhë të pastër shqipe dhe me një varg cilësor. Nëse poezia është shpirti dhe jo lënda, autori këtë e ka pasur në mëndje kur ka përshkruar figura të shquara  që gjurmë kanë lënë kudo në këtë epokë apo atë tjetrën.

Poezia e autorit po ashtu është atribut për artin e thjeshtë. Autori mundohet ti qëndroj besnik asaj poezive himn që dikur kanë krijuar penat e shquara shqipe.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat