Katundari, gomari dhe kadiu

Kultura

Katundari, gomari dhe kadiu

Nga: Fatmir Lohja Më: 8 tetor 2018 Në ora: 10:30
Fatmir Lohja

Na ishte një herë e  një kohë, një katundar me emrin Zef.Banonte pranë një qyteze. Ishte në gjendje të mirë ekonomike, dhe për punë nuk ia thonte,prandaj rrinte  më shumë në qytezë se në katund. Për merak të vetin kishte blerë një gomar. E donte shumë. Kafsha qe e bindur dhe e zgjuar. E mbante në shpin  të zonë ,me gjithë samar, pa bëre as gëk, e as mëk, se për të pellitur nuk bëhej fjalë. Edhe  Zefi e donte kafshën e urtë.Ke takonte, i mburrej me gomarin, sepse sipas  tij, është i butë e i zgjuar, ngaqë ka  genin nga gomerët e Nastradinit të Arabisë.

Një ditë prej ditësh,në qytezë, ia vodhën gomarin me gjithë samar.Zefi u mërzit shumë. Me Balon,qenin e tij,u vu në kërkim për ta gjetur se ku ndodhej i ngrati gomar. Baloja, meqë e kishte shok të ngushte gomarin, me nuhatjen e vet e çoi Zefin direkt te hajdutët.

Ata ishin tre. Megjithëse Zefi qe me qen, nuk e patën frikë,se në brez mbanin edhe kobure. E menduan të bënin pak shaka.Ia mbushen mendjen pronarit,se gomari i tij është bërë Kadi. Zefi edhe e besonte, por edhe nuk e besonte. Ishte i bindur që gomari i tij mund të  bëhej kadi,por nuk e besonte paburrërinë e kafshës, sepse nga fitimet e veta, nuk i ka derguar as vlerën monetare që e ka blerë në treg.

Per t’u siguruar,sapo u nda nga hajdutët, u nis me Balon direkt për  në katund. Gjate rrugës, Baloja e merziti shumë.Nuk i shkonte si gjithnji  me bindje nga pas. Nuk kishte faj. Ai e ndjente aromën e mikut ,që  ishte aty pranë. Me të shkuar në shtëpi, Zefi  mbushi strajcën e gomarit me tagji. Gjatë rrugës që po shkonte në gjykatë mendonte me qetësi. Ai kadi, që do  t’i afrohej strajcës, do të jetë gomari im.Qenin e la në shtëpi,se e pa që atë ditë nuk ishte në terëzi.I djersirë  arriti në gjykatë.E lodhën  strajca dhe dajaku, që i kishin zënë duart.

Qyteza na kishte gjykatës shumë. Hyrë në një sallë,e del prej tjetrës,u tregonte gjykatësve strajcën dhe nuk po reagonin.Një gjykatës, që e mbante veten për të zgjuar,kur pa strajcën e Zefit, u mendua;” Kush e di se çfarë dhurate ka në strajcë për mua!?”

E ndëpreu gjygjin menjëherë.I bëri me shënje Zefit t’i shkonte nga  pas,për  në zyrën e tij. Sa e mbylli derën gjykatësi,Zefi ju turr me terbim:” Si o gamari im, më ike ,pa më treguar se do të bëhesh kadi? Sëpaku paratë që  kam paguar në Pazar, për të blerë, të mi kishe dërguar ,o faqezi!”- dhe ngrejti shkopin lart për të marrë vrudhë, për t’i rënë gomarit bukëshkalë.

Kadiu, energjik ,ia kapi dorën në hava  me gjithë shkop, dhe i thotë:” Ke të drejtë. Ma kujto se sa më ke blerë ,se ma ke bërë mendjen çorap!Më shumë para i ke dhënë pronarit në dorë, se sa u ke treguar shokëve.”Sa i dha shifrën Zefi ,kadiu i pagoi paratë në vend. Katundari u nis i gëzuar për në katund,ndërsa gjykatësi  mendohej se kush ia ka bërë këtë rreng.

Pas dite u takua me prokurorin .I dha detyrë  të zbulonte  se kush e kishte ndersyer katundarin kundra kadiu. Miku, sapo e dëgjoi ngjarjen,  u merzit shumë.I shprehu gadishmërinë kadiut, që të shkonte ta arrestonte në vend  Zef katundarin. Kadiu nuk donte zhurmë për këtë ngjarie. E këshilloi prokurorin të punonte me qetësi e dashuri,për të gjetur hajdutët e gomarit dhe krijusit e ngarjes.

Prokurori nuk e pat të veshtirë për ta zbardhur ngjarien. E para, sepse hajdutët edhe autorët e shakasë,ishin të njëjtët.E dyta,edhe më e keqja ,ngjarien e kishtë marrë  vesh  tërë banorët e qytezës. Kadiu menjëherë ia nenshkroi fletë-arrestin prokurorit,përt’i izoluar pa bujë, të tre autorët.Me pranga në duar ,me pak veshtirësi,   u bë kompromisi: “ Hajdutët të dërgonin menjëhere gomarin e vjedhur  te shtëpija e Zefit.Për të mos hyrë në burg, të paguan një gjobë,se gjashtëfishi i vlerës,që kadiu i dha katundarit dhe kur të dilinin jashtë, të mos flisnin më askënd për këtë ngjarie.”

Kadiu nuk ia fshehu prokurorit, arsyetimin  sepse u kërkoi aq shumë para hajdutëvë për një gomar.

Pse ju mbajtët katërfishin për vete?- e pyeti prokuri gjykatësin   turivarur.

Ne zakonisht shumat i ndajmë treshë,- filloi kadiu sqarimet. - Meqë avokatin nuk e përziem, i ndava në këtë menyrë, me  arsyetimin,se me të vertete mbajta katërfishin e vlerës se gomarit,por nuk duhet harruar se ia kam paguar një herë gomarin katundarit. Pra katër të heqim një mbesin tre në xhepin tim.Por edhe ju barabar sa unë do të merrni.Dy po ju jap unë në dorë.Një pjesë do ia merrni katundarit me metodat tuaja, sepse ai  nuk ka asnjë të drejtë   të ketë dy gomerë në oborr të shtëpisë. Pra dy edhe një bëjnë tre edhe për xhepin tënd.

Me këtë pazar të drejtë u qafuan si për herë kur u ndanë. Këshilla e fabulës është:” Mos u kruani me kadiun,se minimalja gjashtëfish do ta paguani gomarin!”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat