Toplica

Kultura

Toplica

Nga: Jakup Gërguri Më: 7 tetor 2018 Në ora: 13:34
Foto ilustrim

Atje ka fusha, 

male e lumenjë.

Atje ka brigje,

ara e liqenjë.

Ka edhe varre,

Mure me gur.

Ka ende emra

Si ai Gurgur. 

Qindra fshatra

U dogjën flakë, 

Deri tash ende

S'u shërua ajo plagë. 

Pa u shërue

Plaga e vjetër, 

U hap përsëri 

Edhe një tjetër. 

Plaga e vjetër

Quhej Toplicë. 

Kjo e reja

Mitrovicë. 

Ejani, 

Ta kujtojmë të vjetren, 

Përndryshe, 

Do ta përjetojmë të tretën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat