Filharmonia sjellë tri premiera botërore në Prishtinë - Bota Sot
Filharmonia sjellë tri premiera botërore në Prishtinë

Kultura

E hënë, 15 tetor 2018

Filharmonia sjellë tri premiera botërore në Prishtinë

Më: 6 tetor 2018 Në ora: 13:37
Orkestra e Filharmonisë së Kosovës

Orkestra e Filharmonisë së Kosovës, do mbajë nesër koncert në të cilin do të vijnë tri premiera botërore.

Koncerti do të zhvillohet në kuadër të Festivalit Ndërkombëtar të Vokalit në Prishtinë. Të kompozuar enkas për këtë festival,  veprat “i nemun” nga Ylli Daklani, “...rrugës”, kompozuar nga Memli Kelmendi dhe “Mother” e Artan Hasanit do të interpretohen për herë të parë në Kishën Katolike “Shën Ndou”.

Për më tepër, koncerti sjellë për herë të parë para publikut kosovar veprën “Misa a Buenos Aires/ Misatango”, të Martin Palmerit, vepër kjo për solist, korë të përzier, fizarmonikë, piano dhe orkestrës harkore.

Soprano e kësaj nate të koncertit do të jetë Arta Jashari, në fizarmonikë do të jetë Elton Balla dhe në piano Artemida Qarri-Haxhiaj.

Drejtori i Filarmonisë së Kosovës, Baki Jashari, thënë se ky koncert është një ngjarje e veçant në të cilën rolet solistike ngërthehen me ato të grupeve. Megjithatë, udhëheqësi i Filharmonisë Kosovare është ankuar për mungesë të sallave të përshtatshme koncertuale.

Jashari: Vendi i koncertit na është imponuar

“Meqë, siç e dimë, në Prishtinë ne nuk kemi salla adekuate koncertuale, aq më tepër kur vokali, dmth, siç është kori, kërkon një akustikë të veçant, andaj ne po detyrohemi qe vite me radhë koncertet korale-vokale t’i realizojmë në hapësira tjera të cilat sadopak mundësojnë përjetimin e një programi vokal siç është ky”, ka pontecuar Jashari.

Dirigjenti Kushtrim Gashi është shprehur se ndihet i nderuar që do të jetë pjesë e këtij koncerti. Më tej ai ka folur rreth veprës së argjentinasit, Martin Palmeri, për të cilën ka thënë se është në stilin e muzikës tango, që është karakteristikë e muzikës argjentinase.

Gashi: Vepra e Palmerit ka sjellë një atmosferë ndryshe

“Besoj që për korin ka qenë një vepër e mirëpritur sepse vepra ka një karakter ndryshe prej veprave klasike që jemi mësuar t’i dëgjojmë. Dhe, ky puls i karakterit të tangos ka sjellë menjëherë atmosferë ndryshe te kori. Gjithçka ka shkuar mirë dhe ne do ta japim maksimumin”, ka deklaruar Gashi.

Elton Balla nga Tirana, i cili do të luajë në fizarmonikë, ka shprehur bindjen se ky koncert do të sjellë emocione.

Balla: Jemi të vendosur të përcjellim emocionet e kësaj vepre

 “Dua të them që kjo vepër është përveç se gjithpërfshirëse është edhe solistike për secilin solist, për secilin instrumentist. Po themi që ne që në provën e parë përzier shumë mirë me emocionet që jep vepra dhe jemi bërë si njësh, që është detyra kryesore e muzikës. Pra jemi të gjithë bashkë si grup për të përcjellë emocionin e duhur të kësaj vepre shumë të rëndësishme”, tha Balla.

Ky koncert është i pari për sezonin e ri koncertual 2018/2019.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test