Fusnota e mesnatës

Kultura

Fusnota e mesnatës

Nga: Skender Zogaj Më: 26 shtator 2018 Në ora: 12:52
Ahmet Krasniqi

Kur të vranë errësirës i thanë: 
mbuloje!
Dhe, terri ra, por kur të pa - 
e zuri trishtimi 
se s‘mund të besonte që kishte njerëz 
më të zi se nata, 
më të mallëkuar se hija e qoftëlargut!

Të vranë, e të shanë 
Por ti hyre në këngën e gjelit 
Në drejtim të mëngjesit 
Që erdhi gëzuar, por kur të pa, 
ra në grrahmë 
Se s’mund ta besonte që vëllau
Mund të ishte më i zi se shkau!

Të vranë e Ti po i luteshe hënës
Me flatrat e buta të zogjve
Reve të zeza pritën me ua nxanë 
Që dielli me rrezet e veta të nxehta 
Me ia puth tokën e qiellin 
Kosovës anëmbanë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat