Me bagazhin e pasur të punës së dorës ditën t’i ruajnë vlerat e veshjeve kombëtare...

Kultura

Me bagazhin e pasur të punës së dorës ditën t’i ruajnë vlerat e veshjeve kombëtare...

Nga: Hasan Hasanramaj Më: 25 shtator 2018 Në ora: 14:27
Panairi

Në Shqipëri, në Maqedonisë, në Ulqin – e sidomos në Kosovë  në vitet e pas luftës  u formua shoqata joqeveritare e gruas me një qëllim për ta ngritur  vetëdijen publike, për parandalimin e dhunës  fizike në baza gjinore, edukimin, këshillimin e femrës shqiptare dhe aftësimin e saj profesional dhe të stafit drejtues i cili  ka punua dhe po punon në trajnimin dhe shtrirjen e dorën e ndihmës vajzave dhe grave fshatare shqiptare, të cilat për shkak të kushteve të vështira ekonomike dhe faktorëve të tjerë qenë të detyruara të ndërpresin shkollimin e mëtutjeshëm, gjë që kjo dukshëm u reflektua në ngritjen e kapaciteteve adekuate në fushën e barazisë gjinore. Me kontributin e të gjithë këtyre dhe organizimin e botes femërore, gjatë dekadave të fundit ka arritur të realizoi në jetë dhe vepër shumë projekte, e këtu ndikim të madh ka pas dhe ka shtrirja e dorës së ndihmës të shoqatave humanit ndërkombëtare.

Duke u parë vështirësitë e mëdha me të cilat po ballafaqohet femra fshatare shqiptare, shoqatat gruas në shumicën e komunave të Kosovës terë aktivitetin e tyre e kanë  drejtuan në ngritjen e vetëdijes publike të femrës fshatare dhe  parandalimin e dhunës, edukimin, këshillimin, aftësimin profesional, ngritjen e kapaciteteve adekuate në fushën e ndryshme. Të gjitha këto ndikuan pozitivisht në realizimin e shumë projekteve në të mirë të komuniteteve të cilat  në dekadën e fundit u organizuan  kurseve për floktari, qëndisjes, rrobaqepësisë, kompjuterizimi, gjellëbërëse e shumë profesione të tjera - ku vijuan dhe po i vijojnë dhe po i kryejnë   me sukses me qindra vajza fshatare. Nga biseda që zhvilluam me Belqize Muharremin, drejtoresh ekzekutive e Qendrës “Dora e Hapur”në Prishtinë dhe organizatore  e këtij panairi mësuam së  me projektet e  hartuar të shoqatave humanitare në të gjitha komunat e Kosovës  kushtua  femrave  fshatare vend të posaçëm  ka zënë  dhe po zënë  organizimit të këshillimeve me grat dhe vajza të fshatare të cilat në periudhën  para, gjatë dhe pas luftës së fundit kanë përjetuar dhuna të ngjyrave të ndryshme për tejkalimin e të cilës askush nuk u ka ardhur në ndihmë në mbrojtjen e tyre morale dhe shpirtërore ?!...

Femra fshatare para sfidave të mëdha të cilat do të përcaktojnë fatin e tyre ...

Dhuna fizike në familjet e fshatrat dhe qytetet  e Kosovës është prezentë edhe të shtresat intelektuale, dhe kjo është një shqetësim!  Është kjo temë për të cilën në të gjitha komunat e Kosovës me në fund duhet të zhvillohet një aktivitet i ngjeshur, por në shumë mjedise shumë pak është arritur në zgjedhjen e këtij problemi mjaftë serioz. Shoqata joqeveritare të grave në Kosovë nëpërmjet projekteve të tyre  të hartuara nga shoqatat humanitare ndërkombëtare në vitet e  fundit  ka zhvilluar një aktivitet të ngjeshur me femrat e fshatrave të komunave të Kosovës nëpër mjet tubimeve, këshillimeve, kurseve dhe formave të tjera të aktivitetit, ku u është mundësua vajzave dhe grave të shumë mjediseve është arritur  tu kthehet vetësiguria në një anë, kurse në anën tjetër janë njoftuar me të drejtat që ato i gëzojnë.

Puna e jonë e dorës- si na thanë bashkëbisedueset tona në aftësimin e përgjithshëm të vajzave dhe grave fshatare në fshatrat e komunave të  Kosovës nuk do të ndalet me kaq meqë së interesimi i vajzave dhe grave  anë e kënde Kosovës që e ndërprenë shkollimin është shumë i madh, e sidomos të atyre femrave që për shkaqe të kushteve të vështira ekonomike qenë të detyruara të ndërpresin shkollimin e mëtutjeshëm. Kurset e ndryshme të cilat në komunë punuan dhe po punojnë shumë vajzave fshatare ua mundësuan që në jetën e përditshme tu përballojnë me sukses sfidave më të cilat bota femërore po ballafaqohet në jetën e përditshme rreth rritjes së shkallës së civilizimit, mirëqenës, transformimit dhe mënyrën e së jetuarit brenda familjes, komunitetit dhe shoqërisë së gjerë. Të gjitha këto të arritura dhe të tjerat janë rezultate i shtrirjes së dorës së ndihmës të stafit të shoqatave humanitare ndërkombëtare, komunave dhe struktura udhëheqëse të  shoqatave joqeveritare të gruas nëpër komuna të cilat për momentin gjendet para sfidave të mëdha të cilat do të përcaktojnë fatin e tyre si për shkollim dhe  për punësim.  Me bagazhin e pasur  të punës së dorës- femrat e komunave të Kosovës ishin dhe janë pjesëmarrëse aktive të  ekspozitave, panaireve dhe manifestimeve tjera të shumta që organizohen në Kosovë, në Shqipëri dhe vende të tjera të Evropës.

Për femra që nuk kanë dyqane - panairi  burim i mirë për prezantimin  dhe shitjen e prodhimeve

Kështu me rastin e Ditës  së Trashëgimisë Kulturore Evropiane,  në sheshin “Nena Terezë” në Prishtinë  në fundin e javës së kaluar përfundoi Panairi i Artizanateve  cili u organizua nga Qendra e gruas “Dera e Hapur” qëllimi i të cilit ishte demonstrimi i trashëgimisë kulturore dhe hapjen  e tregjeve eksportuese dedikua artizanaleve nëpërmjet të cilit femrat shqiptare të gjitha moshave të cilat nuk kanë burime të  ardhurave personale, përmes kësaj veprimtarie nëpërmjet katërmbëdhjetë panaireve të mbajtura deri me tani dhe këtij ka fitua  mjete materiale për nevojat e familjeve të tyre. Në këtë panair ishin të pranishëm mbi njëqind e njëzet pjesëmarrës ekspozues të  Trashëgimisë Kulturore nga Kosova, nga Maqedonia, nga Shqipëria, nga Ulqini e vende të tjera. Veshmbathjet kombëtare, punët e dorës, qëndisjet dhe materialet tjera të artit popullor, artikuj ushqimore dhe prodhime të tjera të cilat u ekspozuan në  këtë panaire të cilat po ua prezantojmë nëpërmjet dymbëdhjetë fotografive tona - për vizitoret nga Prishtina, Kosova ka sjellë një interesim dhe freski të madhe. Ishte mahnitëse, kur në këtë  panaire dhe manifestime të tjera u takuan  njerëzit e moshave të ndryshme, të cilët në vizitat e tyre si vizitor u binden së me punën dhe aktivitetin e punimeve të femrave shqiptare të Kosovës  me sukses ditën ta ruajnë traditën dhe vlerat e veshjes kombëtare shqiptare të Rrafshit të Dukagjinit dhe anët tjera të Kosovës. Për vizitoret e  këtij  panairi ishte e pranishëm me punimet e tyre vajzat fshatare të komunave të Kosovës, gjeja më interesante dhe tërheqëse për ta në Kosovë, Shqipëri e vende të tjera të Evropës  është veshmbathjet kombëtare, punimet e dorës të grave dhe vajzave të shoqatave Joqeveritare  të cilat për cilësinë e lartë të punimeve mure shpërblime dhe mirënjohje të shumta.                                                                                                             

Gjate vizitës që ia bëmë këtij panairi dhe bisedave që zhvilluam me shumë ekspozuese femra, nga komuna e ndryshme të Kosovës, Maqedonisë, Shqipërisë, Ulqinit na thanë se me punën që bëjnë dhe shitje e tyre në panair janë shumë të kënaqura. Edhe ne nëpërmjet projekteve të cilat na ka ofruan Banka Botërore në dy  tri vitet e fundit na u mundësua që me prodhimet tona të jemi të pranishme në panairet që organizohen  në Kosovë e vende të tjera. Pra për ne që nuk kemi dyqane të hapur, panairet si ky në Prishtinë janë burimet me të mira për prezantimin  dhe plasmanin e tyre. Të gjitha bashkëbisedueset tona  si pjesëmarrëse e këtij panairi kërkojnë nga qytetaret e Kosovës që tu kthehen prodhimeve vendore dhe kultivimit të traditave shqiptare nga të cilat për fat të keq jemi largua...

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat