Martohet për herë të tretë Michel Houellebecq

Kultura

Martohet për herë të tretë Michel Houellebecq

Më: 24 shtator 2018 Në ora: 00:26
Michel Houllebecq martohet për herë të tretë

Michel Houllebecq, shkrimtari tashmë me famë botërore, autor u romaneve “Thërrmijat Elementare” dhe “Platforma”, martohet për herë të tretë. Romantikët e vërtetë janë ata që mbajnë veshur ditë e nate maskën e cinikut.

Nëse edhe një si Houllebecq, i pamëshirshmi, ekscentriku, autori provokator i “Therrmijave Elementare” i nënshtrohet ceremonive dhe ritualeve martesore, këtu kemi të bëjmë me një paradoks të fortë!

E përzgjedhura është Lysis, fqinja e Michel me prejardhje orientale. Banon vetëm dy kate sipër tij thonë zërat e mirëinformuar. Reagimet për lajmin kalojnë nga shock-u total në ndjesinë që Houellebecq si i martuar është një kontradiksion në terma.

Në të vërtetë nuk është hera e parë: Houllebecq është martuar për herë të parë 20 vjeç, dhe për here të dytë 40. Në të dyja rastet martesa i shkoi për dreq. Megjithatë për Houllebecq besimi nuk qenka shuar. Mes komenteve të urimit në Instagram dikush shkruan: shikoni, duket totalisht në mungese! Dikush tjetër kundërshton: është totalisht i emocionuar, por me stil Houllebecq-ian.

Nga ana tjetër, si nihilist i ashpër, pohues i bindur i pakuptimtësisë së pazareve njerëzore, gjithçka mund të pritet përveçse një premtimi për dashuri të përjetshme.

Por, nëse lind për të gabuar, do gabosh me insistim deri në fund. Me kostum klasik, në krah të bashkëshortes së tij të re, 62 vjeçari ekstravagant, mjeshtër i letërsisë bashkëkohore, kapitullon përballë dashurisë. Çudi? Jo shumë. Sepse madhështia e një vepre si ajo e tij, angëshuese, shpesh me gjurmë morboziteti – në thelb flet vetëm për kërkimin tonë të pashtershëm për dashuri. Martesë e zbehtë, martesë e fortë, rrofshin te martuarit!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat