Samiti i fisit

Kultura

Samiti i fisit

Nga: Fatmir Lohja Më: 21 shtator 2018 Në ora: 09:02
Fatmir Lohja

Fisi Hodaj u mblodh ,me kuç edhe maç, te shtëpija e Vasilit. Vaska u befasua nga dyndja. Nuk ishte i sëmur as vetë,e as ndonjë pjestar i familjes .Sebep tjetër nuk kish.  Meqë shtëpija qe e vogël,i priti në verandë. Më të vjetrit,me këtë veprim, varën turinjët. Të rinjët kërcyen mbi parmakët e hekurt.Tenda  sa nuk po thyej nga rrushi i pjekur. Grerëzat i  besdisnin pak .Ndërsa pulat,rosat,gjelat e detit,qeni dhe macja,ngaqë janë fshatar, nuk u ranë në sy. Gomerët dhe autoveturat i lanë jashtë oborrit.

Vasili ,i shqetësuar për vizitën  e papritur,po priste me ankth për të marrë vesh  shqetësimin e tyre .Njëzëri e lavdëronin se është; ekonomist i shkelqyer; ndër të pakët e fisit  i arsimuar me të lartën; i ndershem; këmbëngulës; ……..

Përse keni ardhur?- nuk ju durua më Vasilit.
Vetem tek ti e kemi shpresën,- u mundua të shpjegonte djali i xhaxhait.
Çfarë ka ndodhur?
Po na i marrin tokat matrapazët, - sqaroi xhaxhai.
Nuk jam jurist. Për këtë qëllim  duhet të gjeni një avokat të mirë,- u qetësua Vasili.
Biro! Avokat , mbi avokat të kemi ty,- ndërhyri xhaxhai më i vogël.- Ti na solle trashigimninë nga Amerika e largët,e jo nuk po na mbron pronat në mëmëdhe.Ç’e duam avokatin më të mirë se ti?

Gjatë kohës qe e shoqja po i  qeraste , Vaska u mbështet në karrige dhe po mendonte të kaluarën,kur  tërhoqi trashigiminë. Në Amerikë pati shkuar emigrant një nga xhaxhallarët. Puna i eci mirë, por nuk u trashigua.E merrte malli për Shqipërinë. Dërgonte letra në fshat dhe nuk i kthente përgjigje askush.Hodajt nga frika  nuk  komunikonin,sepse rregjimi nuk i shihte më sy të mirë, korespondencat me jashtë. Vasili,pasi mbaroi fakultetin ekonomik, me entuziazmin rinor  ,me anë të një letre i jep informacion  të hollësishem xhaxhait  në Amerikë .

Shumë herë e thërritën në hetuesi për letrën e parë. Gjatë kësaj kohe Hodajt u distancua nga ai. Dikush ,me nervzizëm,e akuzoi se po u prish biografinë.U sqarua se xhaxhi kishte shkuar në Amerikë si emigrant, në rregjimin  mbretërorë.Nga burimet operative u konstatua se  nuk ishte marrë me politikë. Fëmijë nuk kishte  ,ndonëse qe martuar dy herë.I pensionuar priste ta mbydhte këtë jetë.Në atdhe, për t’i parë me sytë e vet ndryshimet, nuk mund të vinte ,se nuk e lejonin mjekët të udhëtonte aq gjatë.

Letrat e tjera i shkruante në hetuesi. Nga bashkëpunimi nuk e pan më  me sy të keq. U bë edhe shef pas dhjetë viteve punë. Edhe fisi filloi t’i riafrohej.Nje ditë erdhi lajmi i kobshëm:”Xhaxhai ndërroi jetë.”Avokati përveç  se lajmëron gjëmen,i bën ftesë Vasilit për të shkuar në Amerikë,për të administruar pasurinë,që i  ndjeri e kishte vënë të tërën në emër të tij.

Udhëtimin e Vasilit, për në Amerikë, hetuesija nuk e priti  aspak me dëshirë. U krijua bindja, se Vaska përsëri e prishi biografinë. Hodajt  mbajtën menjëherë qendrim të rrepte politik. U distancuan nga Vasili më shumë se në dërgimin e letrës së parë. Shteti na kishte ca ligje,që e pranonte trashigminë, nga shtetet kapitaliste.Për këtë qëllim vinte në dispozicion avokatët e tij,pa shkuar fare në Amerikë. Shumë herë shkoi në kryeqytet për të plotësuar formularët e detyrueshëm për të bërë praktikën, në konformë të ligjeve  të dy vendeve.

Edhe avokatit  amerikan i vinte për mbarë kjo punë.Ju dërgua prokura nga ana e Vasilit,që t’i bënte ai ankandet për shitjen e pasurive te patundshme të të ndjerit,dhe në Shqipëri të dërgonte vetëm dollar të thatë .Koha ecte ngadalë-ngadalë,ndërsa Vasos i ranë këmbët,ju grisen xhepat, duke u sevdadhosur  sa në katund, edhe në Tiranë. I gjithë fshati e mori vesh se ekonomisti  po bëhej i pasur. Hodajt u ankua në Parti,pse Vaska t’i marrë të gjitha paratë. Edhe regjimi nuk i honepste të pasurit, prandaj dha urdhër,që pasuria të shpërndahej barabar për të gjithë anëtarët.

Vasili nuk pranonte, sepse minimalja duhej të hiqeshin shpenzimet e tija, dhe më pas të bëhej ndaria e barabartë. Erdhën avokatët e shtetit dhe i rregjistruan kokë për kokë tërë tribunë. Çdo gjë u bë gati,vetëm pritej të vinte shuma  e dollarëve  në bankë,për t’u konvertuar me vlerën e ditës,në lekë .

U ankua  edhe Vaska derë më derë për këtë pazar.E para, pasuria ishte  e tëra në emër të tij. E dyta, si ekonomist nuk e pranonte logjikën e mos  heqjes së shpenzimeve , për këtë qëllim. Një partiak, i rangut të lartë,e kërcenoi që mos t’u shkonte më në zyra , për  shqëtesime kaptaliste,se mund t’u sekuestroheshin të gjitha dollarët,për të cilat shteti kishte nevojë shumë,nga embargoja kapitalistëve të qelbur. Për matrapazllëqet  të merrej   vetë me të tijët .

Vasili,me të shkuar në katund, u komunikoi vendimin  : ”Pa më dhënë paratë e shpenzimeve të mija,asnjë  cent nuk u bie në sqep!Më mirë të rrinë dollarët në Amerikë,sa të hani ju në kurrizin tim!”

Pas ultimatumit të Vasilit,Hodajt  kërkuan mbështetje te Partia.U raportua gërmë për gërme thënjet e ekonomistit përpara  tyre.Edhe hallemadhja Parti,i donte dollarët një më një. Fshati vlonte nga  debatet. Pak mbanin anën e Vasilit, ndërsa  shumica  mbështesnin direktivat e  Partisë. Një ditë të bukur në fshat zbarkuan dy hetues nga Tirana.Jep e merr me Vason ,edhe me të tijët, konsensusi nuk u gjet.Pas dy ditesh e morën Vaskën në Tiranë,se pa nëshkruar ai,nuk vinin paratë nga Amerika e largët  në bankën e shtetit,në Tiranë. Kapitalistët kanë rregullat e veta dhe nuk pyesnin  as për  fisin,e as për Partinë .

Gjatë javës, që Vaska u zhduk në kryeqytet,Hodajt e   bënë lanet . Katundi habitej me tribunë, që tregonte  vetëm militantizëm e aspak pragmatizëm. Meqë Partisë i nevoiteshin dollarët,t’ia falnin asaj me shpirt,dhe meseleja mbyllej për fare,pa e prishur biografitë.

Hetuesit e risollën Vaskën në katund. E ballafaquan përsëri me lisin e gjakut. Të pranishmeve u ra në sy,që edhe hetuesit qenë bindur, pasi të hiqeshin shpenzimet e Vaskës, të ndahej në mënyrë të barabartë trashigimnija Amerikane. Për të ruajtur biografinë,një nga fisi sugjeroi opinionin e katundit, që dollarët t’ia dhuronin me shpirtë Partisë. Ky propozim, pak me frikë, por nuk gjeti konsensus fisnor. Para në dorë,që Vaska kërkonte si kusht për të nënshkruar dokumentat Amerikane, nuk gjendeshin.Në kooperativë dita e punës kishte zbritur nën pesë lekë.

Më i moçmi i Hodajve  bëri një sugjerim,që u prit mirë edhe nga hetuesit e Tiranës. Sipas tij ,nuk është mirë të levroheshin para brënda  lisit të gjakut,në një kohë që ato nuk ndodhen aktualisht.Të hartohej një listë,ku çdo përfiues i trashigimnisë,të deklaronte se çfarë dhurate do t’i jepte  Vasilit,pasi të merrte lekët në bankë . Ai  nënshkroi i pari, se do t’i blinte nipçes copën për kostum,nga leshi Anglez.Pas  tij u premtua qepja dhe xhamadani.U mbush  lista plot me premtime në natyrë.Zotimi   më i veçante qe i Sanos. Do t’i falte kërriçin, sapo të dilte  nga  barkun i gomaricës shtatzënë.

Ia dhanë listën në dorë me shumë eufori. Ekonomisti i shihte nënshkrimet me dyshim. Hetuesit e kërcenuan të mos bënte dëngla më.E morën Vaskën në Tiranë. Si Çeçoja i nënshkroi dokumentat,që u nisen me urgjencë për  në Amerikën e largë. Kur mori paratë pagoi borxhet e ecejakëve katund- Tiranë. Në fund,i tepruan aq para, sa për të blerë një llulle, tip Ali Pash Tepelene. Që nga ajo ditë Hodajt nuk u pa më në derën e shtëpisë . Me paratë e trashigimnisë blenë gjithfarë sendesh,por asnjërit nuk i shkoi ndëmend t’i dërgonte dhuratën  e premtuar, dhe të nënshkruar me ceremoni fisnore e shtetërore.Lista ka mbetur krejtësisht e re, pa asnjë skontim nga dora  e Vasilit.

Në fund të kujtimeve i bëri pyetjen vetes:”Këto për të marrë me dinë ?”U çua nga karrigja me përtesë.U fut brënda në shtëpi.Nga  arkivi përsonal   nxori dokumentin origjinal.Me qetësi e dashuri filloi të lexonte premtimet me sira . Rinia qeshte me  zë të lartë,ndërsa më të moshuarit, kinse habiteshin  me informacionin  e marrë. Vetëm ata që kishin ndërruar jetë,nuk bzajtën  aspak.

Kemi gabuar,- u mundua të justifikohej xhaxhai i madh.
Këto shuma ende nuk janë arkëtuar  nga ana ime,- e qesëndisi  Vasoja.
Nuk kemi para të paguajmë avokatët,- sqaroi  xhaxhai më i vogël.
Shisni autoveturat!-  u kujtoi Vasili.
Autoveturat i kemi për punë,- foli një rinush.
Në fshat për punë nevoiten  traktorët dhe gomerët,- u kujtoi Vaska.- Dy herë uji në një kanal nuk kalon,po nuk mori energji nga një pompë hidraulike.

Jep e merr, por Vaska nuk hapte rrugë,pa kontabilizuar premtimet e trashigimnisë Amerikane. I premtuan të bënin një listë tjetër, më bashkëkohore, për t’ia dhuruar pasi të merrnin pronat. Ishin të gatshëm edhe ta noterizonin listën me premtimet e reja, duke konvertuar  në vlerat reale edhe premtimet e vjetra.

Gomari që është te dera, të qoftë falë!- e filloi Sanoja me  premtime  konkrete, bashkëkohore,pa pasur nevoje të futeshin në konvertime monetare, se e dinte që nuk merrte vesh në ato punë.
Tani ai është i plakur , prandaj nuk më hyn në punë,- refuzoi prerazi Vasoja.

U errësua kur Hodajt  u largua,për t’u menduar se çfarë vendimi  do të merrnin për   të ardhmen.Vasoja ju a tha prerazi:”Pa arkëtuar  premtimet e para, dhe pa dorëzuar paradhënjën për shpenzimet  me avokatët,nuk i hynte asaj pune,sukur edhe malet të leviznin.Me të rinjët ,në terr ,mendonin se më lirë u binte   të merrnin  avokat, sepse premtimet  për trashigimninë Amerikan, arkivoheshin një herë e përgjithmonë. Më të vjetrit e dinin se gjygjet do të zgjasnin me vitë, nga matrapazllëqet e avokatëve me gjykatësit. Këtu me djeg , aty më dhëmb.Ndonëse koha nuk pret,ende edhe sot Hodajt nuk e ka marrë vendimin nëse do të plotësojnë kushtet e nipçes , apo do të marrin avokat !?

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat