Zymrija: Në Korenë e Jugut u bënë bashkë dy krahë shqipe, në një federatë

Kultura

Zymrija: Në Korenë e Jugut u bënë bashkë dy krahë shqipe, në një federatë

Nga: Kemajl Goca Më: 20 shtator 2018 Në ora: 15:26
Zymrije Grajçevci – Shyti me veshje meksikane

Për Zymrije Grajçevci-Shyti ka qenë mision i suksesshëm i saj në Seul të Koresë së Jugut. Ajo në radhë të parë realizoi qëllimin e saj, anëtarësoi Shqipërinë në FIDAF dhe në anën tjetër ka pasur takime të shumta me shtetet e ndryshme, duke i njoftuar për peripecitë që ballafaqohet kultura dhe arti në vendin tonë. Valltarja e mirënjohur e Kosovës, Zymrija, është edhe drejtore “Brez pas Brezi” në Prishtinë, njëherësh anëtare e FIDAF-it, tha se ka qenë përvojë e mirë dhe është njoftuar edhe më shumë të reja, që janë të domosdoshme për kulturën tonë. Valltarja e Shotës nuk është hera e parë që mori pjesë në një festival të madh botëror, por kësaj radhe me mision të rëndësishëm dhe ndihet shumë e lumtur, që tani Kosova dhe Shqipëria, janë së bashku në një federatë ose siç thotë: kemi dy vota më shumë.     

Image

Dokumenti i pranimit të Shqipërisë

 “Bota sot”: Riktheheni nga Seuli më një përvojë të re, çfarë mësuat më shumë?

Zymrije Grajçevci – Shyti: Seuli është vend i kulturës disiplinës dhe respektit, atje kërkohet punë dhe vlerësohet vetëm puna. Unë njëfarë forme me shumë kam dëgjuar dhe prezantuar ato që janë tashmë të ditura, Shqipërinë si pjesë e federatës me përfaqësues kombëtar Gëzim Alimehmeti.

Image

Zymrija me te FIDAF-it

“Bota sot”: Shqipëria u anëtarësua në FIDAF, është edhe një ndihmë për Kosovën?

Zymrije Grajçevci – Shyti: Ishte moment i veçantë, gëzim dhe krenari u bënë bashkë dy krahë shqipe, në një federatë ku janë anëtare shumë shtete nga të gjitha kontinentet çdo vend ndjehet i vetëm, tani që kam edhe Shqipërinë jemi dy vota, gjë që është më me peshë pjesëmarrja jonë.

Image

Zymrija

“Bota sot”: Patët takimet të shumta dhe me rëndësi, çfarë diskutuat dhe a kërkuat ndihmë për Kosovën?

Zymrije Grajçevci – Shyti: Takime të shumta, diskutime të shumta, ide që prezantuam secili përfaqësues rreth festivaleve, rregullave për ato festivale ato që tashmë janë në kalendarin e FIDAF (Federatës Internacionale të Vallëzimit dhe Festivaleve) por edhe mundësia e krijimit të festivaleve të reja. Dihet që Kongresi mbahet çdo dy vite por përfaqësuesit e Europës kanë marr vendim që takimet Europiane të mbahen çdo vite nëpër shtetet që caktohet nga vota jonë, ku me kënaqësinë më të madhe kam ofruar të jem nikoqire për realizimin e atij takimi kurdo që shfaqet nevoja.

Image

Zymrija me kryetarin e qytetit Cheonan

“Bota sot”: Cila kulturë ju mahniti më shumë nga shtetet e ndryshme?

Zymrije Grajçevci – Shyti: Në kuadër të Kongresit mbahet edhe festivali dhe është vështirë të thuhet se cila mahnit më shumë, kur dihet që çdo shtet me kulturën e vet ka llojin dhe veçantin e tij, mbetet të vlerësohet pastaj profesionalizmi i një Ansambli.

Image

Këtë vite Afrika jugore ishte e veçantë, një prezantim i shkëlqyeshëm, pastaj Meksika, Spanja thjesht ishte një pjesëmarrje dhe një konkurrencë shtetesh që neve na dhanë shumë për të shikuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat