Duhet të jemi si dritë e diellit
Që depërton deri në skutat e fshehta
E t’iu ngjajmë yjve të qiellit
Që vezullojnë netëve të errëta.
Për ta përballuar në jetë çdo furtunë
Duhet të kemi dije të shkëlqyer e moralitet
Të jemi të ndërgjegjshëm e të përgjegjshëm për çdo punë
Për të hapëruar gjithmonë me dinjitet.
Njerëzve duhet ndihmuar që kanë nevojë për ty
Nëse duam të jemi të lumtur, kurrë të mërzitur
Mostë bëhemi grykës, mendjelehtë, smirëzinj…
Se jeta është e shkurtër e vdekja vjen papritur.
Në mes të kombit tonë kur të ketë harmoni
Çdo pjesë e atdheut ka për të lulëzuar
Atëherë për ne është nder i madh dhe krenari
Kur secili prej nesh e jep kontributin për të përparuar.
Me hap pas hapi me një përkujdesje
Sfidave të jetës do t’u përballojmë
Duke dalluar të mirën prej çdo të keqeje
Të gjitha të metat tona do t’i eliminojmë.
Vetëm me dije e ndershmëri
Mund të ecim sigurt përpara
Duke trasuar rrugën për në ardhmëni
Për t’mos qenë më këto troje të ndara.