Edhe unë brinjë jam në shpatullat e ngrohtë të kësaj toke
Dhe ah, sa më dhemb çdo qelizë e trupit të lënduar
Jetoi afër e larg brenda teje me rrjedh gjak lokeje.
Jeta jote brenda meje frymon e lumturuar.
Kam të drejtë ta them edhe sot edhe nesër
Kam të drejtë dhe ta mbroj si gjykatës i drejtë
Fjala ime për ty zuri vend kancelarive të Botës së egër
Jam fara jote andej e këndej që rrënjë hedh
E ata na quajnë farë exheri, na quajnë llum
Ne kënduam në shekujt këngët shurdhuese
Nëpër rrugët e largëta vitesh shpesh edhe pa kulm
Vumë gurë si themelues të kalasë shtet formuese
Unë jam aorta jote, ti je gjaku im, ajër, peng
Je toka e fildishtë dhe varri im i lumnuar.
E vjetër sa Zoti është emri gëzof që trupin ma mbledh
Ti je kambana që rreh e kurrë s`ke për të pushuar.…..