Zeqoja ka ndërtuar vilë të re.Një të djelë, paradite,përpara se të niseshim për t’i bërë një vizitë,me rastin e këtij gëzimi familjar, i telefonova me celular.E pyeta nësë gjendej në shtëpi, dhe a kishte kohë të na priste ? Nga zëri m’u duk se ju bë qejfi shumë,nga lajmërimi im. Më urdhëroi që në orën dymbëdhjetë të gjendesha në shtëpinë e tij.
Me bashkëshorten i blemë një dhuratë simbolike, që ta kishte si kujtimin nga miku i vjetër.E llogaritem të bënim adetin për rreth njëgjysëm ore .Patën kaluar rreth pesë minuta, nga dymbëdhjeta kur ndala autoveturën pranë derës së shtëpisë së tij. U çudita. Asnjë shënjë jetë në vilen me dy kate. Për t’u siguruar pyes kalimtarët,nëse ishte ajo shtëpija e Zeqos. U stërbinda se jam i saktë.U gëzova shumë sepse po shihja një ndërtesë me arkitektur bashkëkohore dhe të bollshme për banim.
I telefonova me celular ,për t’i treguar se jam përballë shtëpisë së tij. Më njofton ,se po më priste,në një lokal në periferi të qytetit. Gruaja nuk donte të shkonim atje. Zeqoja më urdhëronte ,duke argumentuar se edhe drekën e ka porositur. Këtej shi, andej breshër, e vendosa të shkoja ku më adresoi Zeqoja. Gruaja, me gjithë dhuratën në duar,zbriti te shtëpija jonë .Nuk me dha as dorën e ndarjes ,për humbjen e kohës së çmuar.
Rrugës mundohesha ta arsyetoja Zeqon,për ftesën në lokal. Ndoshta; nuk ka pasur gruan në shtëpi ; nuk i ka çuar të gjitha gjërat në vend; nuk ka pasur mallra gjendje; ….. Pas pesë telefonatash me celular,mëse fundi, u takova me Zeqon. Lokali qe i vogël, por i ndërtuar dhe i mobiluar me shije.Si çift u gëzuan kur më panë. E shprehen merzinë hapatsi për mungesen e gruas sime në krah. Në një verandë, në cep të lokalit, zumë vend. Pamja qe e bukur.Të qetësoheshin sytë nga jeshilllëku i fushës së sapokorrur me kujdes.
Zumë vend. Bëmë përshendetjet e rastit. Gjatë kësaj kohe kamarjeri shkonte vinte pa përtesë. E mbushi tavolinen dëng,me të gjitha të mirat.Nga bollëku i pyes ,nëse prisnin tjetër kënd. M’u përgjigjen një zëri, se jo. Hamendësimet e mija, për ta justifikuar Zeqon,për ftesën në lokal, me miratimin e çiftit, ranë njëra pas tjetres ,si gjethet në vjeshtë.Na doli se arsyeja kryesore na qenka trendi i kohës!?
Ku po shkon shoqëria? A do të ruajmë ndonjë traditë kombëtare,që të dallohemi se jemi shqiptar? Këto pyetje më zaptuan mendimin,në atë ambient të bukur, por shumë i ftohtë në krahasim me ndënjen në shtëpi.
Me të drejtë u ankuan poetët, kur për herë të parë, tinëzisht,në dyert e shtëpive u vendos “ syri magjik”.Me anë të kësaj paisje “bashkëkohore”, u krijua mundësia të seleksionosh se ke duhet futur brënda, e ke duhet lënë jashtë.Tani ajo eshte legalizuar në të tera dyert e jashtmë të shtëpive.Ai që nuk e ka të instaluar në derë,nuk bashkëjeton me trendin e kohës!? Ende nuk e kuptoj se pse është shpikur kjo paisje që e zhburrëron përdoruesin e saj.E ka bota.E vertetë që e ka bota,por ështe mëse e vërtete që ne shqiptarët kemi traditat tonë të mrekullueshme, për të cilat bota na respekton:
A pret miq ,o i zoti shtëpisë?- thërret miku nga larg.
Mirë se ju solli Zoti! Bukë e kripë e zemër të bardhë,se shtëpija e shqiptarit është e Zoti dhe e mikut të mirë,- përgjigjet tjetri me bujari.
Me këto zakone të mrekullueshme, të lashta,pse nevoitet kodoshi: “ syri magjik”? Ku ka komunikom me të ngrohtë se kaq?Tani në përdorim është telefoni satelitor.Kjo pasije më skanadaloze e se e para,për të zhburrëuar tjetrin.Nuk ta hap , se medemek nuk e ka dëgjuar.Si në rastin konkret,nuk të fut në shtëpi, por të adreson diku larg.
Bashkëshortët u mundonin të me nxisnin të haja, e të pija sa më lirshëm, por nuk më kalonin poshtë, në stomak.Nuk pata asnjë ankim për; gatimin ; pijet; bollëkun,por lokali modern nuk ma krijonte ngrohtësine e shtëpisë. Dola me gëzim nga shtëpija,për t’i uruar shëpinë e re mikut tim të vjetër,dhe përfundoj në një lokal luksoz!? Gëzimi im ishte i natyrshëm,sepse më të vertetë shtëpija e vjetër, e Zeqos , qe e vogël ,dhe e amortizuar në maksimum,por ne ndjenim kënaqësi. Dashuria e prindërve të tij për ne ishte në maksimum.Nënë Nafija,me duart e arta gatuante me mirë se guzhinjerët e turizmit. Këshillat e xhaxha Selimit ,babait të Zeqos,edhe sot i kam në mendje si busull për orientim në jetë.Kur vinim në formë,e këndonim ndonjë këngë të vjetër, me zë të ulët.Tani që u krijua komoditeti , pronari akullzohet !?
Për të mos e humbur mikun tim të vjeter,të tëra poshtërsitë i hodha mbi supet e celularit,por edhe ai nuk i pranonte vërejtjet e mija.Më dukej se më kujtonte,se jam shpikur për t’i mbajtur njerëzit sa me pranë njëri-tjetrit,dhe jo për t’i larguar,apo ftohur,siç më akuzon ti padrejtësisht.
Më entuziaste ishte e shoqja e Zeqos.Si a kanë gratë,kur e nisin nuk dinë ta bitisin,pa treguar edhe mënyrat e të qendisurave, e përshkruante shtëpinë e re me imtësi. Për hatër të Zeqos,nuk ia ndërprisja ligjeratën e drejtë. Më dukej se ajo lodhej kot. Po të më prisnin në shtëpi,duke i parë me sytë e mi,do të krijoja bindje me realiste për gëzimin e tyre. Nuk thonë kot se ka ndryshime midis informacionit që sheh me sy ,dhe atij që e dëgjon me vesh.
Më duket se e vuri re ,që fantazia ime nuk po e ndiqte projektin e shtëpisë, e kthye të bënte krahasime për mobilimin e saj. Oxhaku qe ndërtua model Zonja Bovari. Mobilimi i bibliotekes është me paisje të Karlit të shtatë.Kolltukët jane si të kryeministrit. Dhoma gjumit është identike si e X deputetit. E krahasime të tjera, me njerëz që nuk i njoh fare.Nuk e di se si ma mbanta goja,se në majë të gjuhes e kisha pyetjen:”O e shoqja e Zeqos,pse nuk ulesh nga maja a thanës?
Me e keqja erdhi kur mbaroi përshkrimi i shtëpisë. Burrë e grua u përqendruasn te celularët në duar.I harmonizonin levizjet,kur eksploronin në internet ,apo kur flisnin me dike ,diku larg.Te dy nuk flisnin në të njëjten kohë. Bashkëbisedimi u ndërpre barbarisht. Nuk dija si të veproja? Te ikja,me tavolinën plot,nuk kishte kuptim,miku qe shpenzuar.Të rrinja si hu ,prap nuk gjendesha mirë.
O miku im i vjetër Zeqo!Pse nuk më pritet në shtëpi për një vizitë familjare ,por më ftove në lokal,duke u shpenzuar shumë?- nuk munda të rrinja më gojëkyçur.
Pyetja i shpërqendroi nga celullari.E pashë mirë që i fikën në çift. U gëzova pa masë kur drejtuan shikimin nga unë. E lirova kollaren në qafë.U mundova të buzëqesh me mirësi. Në ato momente po më dukej vetja miku i shtëpisë.
Ju qenkeni prapa botës! Nuk e dini se sot ështe arkaike të gatuash në shtëpi?- m’u duk se ma rrasi sëpatë në lule të ballit,e shoqja e Zeqos, mbi karrigen përballë.
Jo. Nga celulari e keni marrë këtë informacion?- i përgjigjem duke picërruar sytë.
Unë jam kryetaria e SH.G. M.L.P.Sh-së
Këto sigla a mund t’i më zbërthesh?
A sheh në televizor?Të gjitha ekranet i japin aktivitetet e shoqatës,së grave,në mbrotje për t’i liruar nga punët e shtëpisë, pra me sigël SH.G. M.L.P.Sh,- dhe sheh nga Zeqoja ,me shikim hetues,se pse e ka mik arkaikun përballë.
Shoqata e juaj,besoj jo fitimprurëse,nga kush sponsorizohet?
Nga BE-ja.
Dhe propogandoni që gratë shqiptare,të mos bëjnë asnjë punë në shtëpi?A ju kuptova drejtë?- e thumboj me shumë deshirë.
Shumë saktë. Nuk ju pëlqen qëllimi i punës se shoqates sonë?
Meqë jam me të vjetrën, po ta them përballë,nuk më keni mbështetës për këtë synim tuajin.
Ne nuk presim të na mbështetni ju.Ne kërkojmë që gruaja e juaj,të bëhet anëtare e shoqatës sonë.Nuk ju kërkova kot llogari,në fillim, sepse nuk e keni marrë gruan me vete.Po të ishte ajo këtu prezent,do ta paguaja unë tavolinën,duke i kaluar në llogarinë e shoqatës.Me mungesën e saj, detyrimisht do ta paguaj Zeqoja,lekë më lekë.
E paguaj me shumë dëshirë,- u fut Zeqoja me mirësi, për të mbuluar budallallëqet e të shoqes.
O Zot ma prit rrezikun,- dhe drejtoj shikimin lart në qiell.
I bindur, i dhashë të drejtë nuses sime , që nuk erdhi,sapo e mora vesh tërësisht shkakun e pritjes në lokal .U gëzova pa masë, sepse nuk ju dha asnjë mundësi të më konvertohej antishtëpi.
Punët e shtëpisë kush do t’i bëj?- nuk mu durua pa e tjerr.
Amviset me pagesë.
Po amviset me pagesë nuk janë gra?
Gra janë, por jo anëtare të shoqates sonë.
Kthej shikimin nga Zeqoja. M’u duk se po dremiste. Fillova t’i përgjerohem celularit, që te këndonte ,për çdo lloj problematike,se për të tjerat e dinja vetë.
Por kur nuk ke aftësi paguese,për shperblimin e amvises,si këshillon shoqata e juaj për ta zgjidhur këtë konflikt anatagonist ekonomiko -finaciar?- e pyes ,kinse shumë i interesuar.
Rekrutoje me kohë të pjesshme!- më përgjigjet e sigurtë,e shoqja Zeqos, mbi karrigen përballë.
Më ra zilja e celularit .Pa e hapur,u ngrita në këmbë,si kur më pickoi nëperka pika-pika. E hapa me gëzim,kur u largova nga tavolina. Një shok pune më ftonte të shkonim në stadium,kur të errësohej. Me ta fikur celularin,u futa në rrol.I mora leje çiftit,që të largohesha,me motivacionin se diçka ka ndodhur në kompani. Pa e ndezur autoveturën e putha celularin tim. “Nuk je krejt i keq,o paisje moderne!- e bekova me shumë gëzim.