“Po shkruej për vedi e Shkodrën”, promovohet në Muzeun Historik Kombëtar

Kultura

“Po shkruej për vedi e Shkodrën”, promovohet në Muzeun Historik Kombëtar

Më: 12 shtator 2018 Në ora: 19:49
Libri “Po shkruej për vedi e Shkodrën” i autorit Simon Rrota

Libri “Po shkruej për vedi e Shkodrën” i autorit Simon Rrota është promovuar ditën e djeshme nga Muzeu Historik Kombëtar dhe botimet “Fishta”, ku kujtimet e piktorit Simon Rrota (1887-1961), të ruajtura me përkujdesje të adhurueshme prej familjarëve, janë kuruar në këtë libër nga Pjetër Logoreci.

Në këtë libër shënohen kujtime nga bashkëpunimi i piktorit dhe mjeshtrit Kolë Idromeno si dhe me poetin kombëtar At Gjergj Fishta për skenografinë e shfaqjeve teatrore që poeti përgatiste në teatrin e sapothemeluar prej tij në Kuvendin françeskan në Gjuhadol.

Në këtë libër përcillen edhe kujtime nga jeta e përditshme qytetare e Shkodrës të fillimit të gjysmës së parë të shekullit të XX.
Këtë aktivitet e përshëndeti edhe drejtori i Muzeut Historik Kombëtar, i cili vlerësoi figurën dhe artin e Simon Rrotës në një kohë kur Shqipëria kishte më së shumti nevojë për art për të vazhduar më tej luftën për pavarësinë e vendit.
Folën rreth botimit të librit “Po shkruej për vedi e Shkodrën” të autorit Simon Rrota, edhe Pjetër Logoreci, kuratori i librit dhe botuesi Frano Kulli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat