Lojë- shahu-cikël-poetik

Kultura

Lojë- shahu-cikël-poetik

Nga: Agim Desku Më: 10 shtator 2018 Në ora: 10:46
Agim Desku

LOJË SHAHU

Çfarë i kërkuan mbretëreshës Teutë në lojën e shahut

Të shndërrohet në heroinë të betejave për token shejtë

E kam vështirë të luaj pa ushtarë të saj nepër metropolet evropiane

Nuk fitohen betejat vetëm me fronin e mbretit.

 

Gjashtëmbëdhjetë shekuj para Krishti ka fillue loja ime

Në mbretërinë pellazge të Tanagrës të gjithë flisnin shqip

E lexova Homerin kur shëtiste i lirë në dritën e fenerit rrugëve të Athinës

Me flakën e dritës pellazge shënoj Iliadën dhe Odiseon.

 

Tragjedi shekspiriane po luhen edhe sot në tavolinen e lojës se shahut

Ma kërkojnë që toka ime prapë të mbetet edhe pa Zotin tim

Sepse ne që nuk kemi mbret nuk i dimë rregullat e lojës se shahut

Tradhtitë e zunë ngushtë fisnin tim dhe të Gjergjit.

 

E di që jemi të vonuar në beteja edhe në lojën e shahut

Këmbëkryq e kemi kalue kohën pa pasur guxim të jemi arti vetë

Kështu as Zoti nuk na ka dashur sepse ai e do vetem të guximshmin

Ende jetës si duket i falëmi ëndrrat që vrasin të bukurën e detit.

 

Kur do ta zëmë kohën e lojës se betejave për dritën e diellit

Nëse piktorët ende pikturojnë fytyrat tona korbiane

Si do të na fal atdheu kur rapsodet këndojnë tradhtitë

Nepër legjenda nuk jetohet i lirë pa fitorët e lojës se shahut.

 

LARG

Përse kaq larg është udha për të ti o diell

Përse mendimet më janë rënduar që në mëngjes

Kur flaka e jote u bë dritë për emrin tim të shejtë

Ç?farë faji kanë ditët e mia kur stuhitë të mbuluan.

 

Apo nuk dita të bëhem një donzhuan romeonian

Ta kthej Vendikun në ëndrrën për dashuritë përrallore

Nuk ka asnjë fuqi korbiane që më zhdukë nga jeta e lirë

Është besa dhe fjala e shejtë kur zotnat ma lanë kujtim.

 

E di që bota mendon që kurrë s?do takoj dritën e diellit

Si ma thot shpirti, sa afër jam drejt rrugës për të ti

Fjalët e bukura dhe buzëqeshja e jote m?i ndan orët

Për të përqafue aq fort sa valët e detit të ngritën në stuhi.

 

Atëherë asnjë trëndafil më nuk mbetet i etur në tokën e tharë

Nëse unë mbes pa fjalë nuk jam fajtor pse u deha për pak çaste

Ah,kurrë më nuk dua të rri larg teje për asnjë çmim të jetës

Jetoj dhe vdes për diellin për aq kohë sa ti më fal ngrohtësi.

 

Sot dua të fluturoj për t?i zënë fluturat para se të zhdukën kopshtit të Edenit

T?i emëroj në hyjni,flakë dielli,shejtëri jete,ëndërr për t?u ngritur mbi ozon

Krejt kjo jetë edhe nëse kurrë nuk ia fitova dashurinë diellit më është hyjnore

Fytyrën e kam si lumi i Cemit pa asnjë njollë tradhtie që dallohëm nga demonët.

 

Kjo më jep jetë ,më jep emrin e pastër Agim dhe të ngritëm ndoshta edhe mbi Olimp.

 

Ç?DRITË A VËRBIM I FALA FJALËS

(E çastit për ditëlindjen time-25 Gusht 1957-25 Gusht 2018 )

 

Një jetë më thuani ëndërr kisha pasur lirinë

Kur dhembjet më ishin vetë fjala e parë

Kurrë nuk i besoja se pranë meje jeton ti

E bukura e detit e shndërruar në dritën e diellit.

 

Lakuriq kurrë  nuk e zhvesha fjalën e shejtë

Luftova me veten në njerën anë për ty

T?i qëndroja besnik diellit dhe ngrohtësisë se tij

Dhe betejave ende të pa përfunduar çdo çast të jetës.

 

Nuk e kam mendue mirë se si të mbrohem nga fjala

Atëherë kur dhemb dhe kur më shpon më zi se plumbi

Kam ikur nga jeta e djajëve për t?i shpëtue ferrit të mallkimit

Me zotrat jam fjalosur deri sa zhdukjen ma kërkuan.

 

Sa plagë shpirti m?u bën gëzimet kur m?i zbritën yjet

Një fytyrë ujku jetën diellit më sa fuqi ia vrau

Si t?i harroj buzëqeshjet kur ndërhynë zezonat

Cili zot nuk do e përmbyste botën kur të di për këta demonë.

 

Ndoshta më mirë do të kisha prapë një jetë ferri

Se sa të jetoja si luftëtar i harruar nga zotrat e atdheut

Të gjitha dhembjet sot janë bashkue në plagë që s?kanë shërim

Pse yjet zhduken nga dielli dhe dielli zhdukë emrin tim.

 

Ç?KOHË TITANIKE NA VIE


-Ëndërr paska qenë dashuria ndaj luftëtarëve të lirisë-


Sa më të shpejtë kohët ndryshojnë të sotmen

As apolot nuk e kanë këtë shpejtësi marramendëse

Vdekjen më shumë e duan se sa gëzimet e jetës

Përse na ndodhë ky fat neve kur ende plagët s?kanë shërim.


Fatin e kishim të lidhur më tokën e etur për liri

Kurrë nuk lujtëm me gjuhën e Zotit as me fjalën e tij

Ëndërr paska qenë dashuria ndaj luftëtarëve të lirisë

Që sot të jemi mëkatarët e fjalës se shejtë.


Me cilin Zot të matëm për besën dhe guximin tim

Nëse jeta ime i sjell fat detit dhe tokës

Ja ku më keni jam i gatshëm të bie therror

Vetëm koha mos të na ikën thellësive titanike.


Mëkatar të atdheut t?i lëmë vetëm demonë e perandorë.

Ah,fytyrat e fisit tim nëse një herë humbin nga jeta

Asnjë piktor kurrë më s?do të mund të ju pikturoj

Ndoshta me lot të dhembjes sytë dua t?ia kujtoj.


RINGJALLJA

(Në ditëlindjen e Bill Klintonit)

 

Në ferr me djajtë për jetë të jetëve

Qëndrova vetë i një milionti refugjat

I tokës dhe për tokën e shqipeve .

 

Mos m?i kujtoni vrasjet do më thonin perandorët.

 

Një Zot e di fuqinë e demonëve

Kur flasin e vrasin dhembjet.

 

Plagët asnjë perëndi nuk m?i shpëtoi

Derisa toka dhe qielli u bën bashkë

Dhe zbrite me shpatën e Gjergjit

Më  fale dashurinë e Nënës Tereze.

 

Në çdo ditëlindje Bily

Ringjallësh në legjenda

Promethe i atdheut tim

Dikur të zhdukur nga faqja e dheut.

 

Sot e kam të lehtë lindjen dhe vdekjen

Mos më urre nëse e harroj lirinë

Kam për të ecur nepër plagët e mia

A do të më shërohen kur ta bashkoj atdheun e ndarë.

 

SI TË UROJ

(Në ditëlindjen e Diellit)

 

Sot ndaloj dhembjen luleve kopshtit të Edenit

Fali edhe flakë po deshe nga dita jotë më e bukur

Mjaft acar dhe plagë kishte toka e urryer nga demonët

Për shi po të lutëm o dielli im lufto me bajlozet e stuhive.

 

Sot nuk vdiset nga mërzia e betejave të humbura

Dua të ndaloj bashkë me gotën e ngritur për yjet

Me lartë se vetë hynitë të gëzojmë për një çast jete

Për fitoret e popullit tim të shejtë është urata ime.

 

Nuk vdes nga flaka e zjarrit tënd o dielli im

E di se cili nga ne të dytë e mban fjalën më mirë

Edhe kur kendej kalojnë acaret ti më ngroh më shumë

Edhe unë mbijetoj kur ferret e jetës më prangosin.

 

Sa bukur të festoj sot në ditëlindjen tënde

Dua për një çast të pi deri sa të bëhem gotë e thyer

Edhe kështu jam i dehur pa ngrohtësinë tënde o diell

Më lejo të rri me kujtimet që herë më rikthejnë në jetë.

 

Besoje fytyrën time të buzëqeshur më mirë se vetë hëna

Sot e ndalova edhe vargun mos të shpërthen kur kujtoj demonët vrastarë

Dua të jem vetëm luftëtar i trëndafilave të tokës se shejtë  

Lutëm që të bie shi për secilën lule të kopshtit tënd o diell.

Ç? KËNGË I FALA DIELLIT

(Dedikim Diellit)


E kam përjetue ferrin e shekujve mbi supe

Por kurrë nuk harrova t?i ujiti lulet

Që i falnin aromë jetës sime.


Njëqind këngë ia fala diellit

Për ta bërë emrin tënd legjendë.

Shpirtin e riktheva në kujtimet tua

Atëherë kur deti ishte valë piktoresh.


Mezi arrita të jetoj deri këtu pa frymë lulesh

U mbajta fal buzëqeshjes se syve të fluturave

Të vetmet trëndafila që ishin jeta ime e shejtë.


Nuk e kam mendue se lulet më lexojnë pikëllimin

Në dhembje bëhen vetë arti i fjalës se bukur.


Nuk di a mund të gjej shërimin e plagëve pa shërim

Cili do isha nëse do të pikturoja fytyrën e buzëqeshur.


Ndoshta do ia kaloje Mona Lizës se fshehur dhe vargut tim

Ti më e dashura dhe më e bukura e thellësive titanikiane

Ti që e di se zhdukja e jote krijon tragjeditë e Shekspirit.


Edhe unë e di që bëj shumë zhurmë për asgjë

Do më thoshnin Hemingueji,Lasgushi e Serembe

Të vërtetën askush deri më tani nuk e ka gjetur.


Një yll sonte ka ndrique mbrëmjen time fatlume

Për besë ju besoj yjeve vetëm atëherë kur më ngrohin me rreze të arta dielli.

Por ,ah ngrohtësia e diellit matet me shpirtin e vargut të lirë

Të fytyrës se saj që krijon vargje të jetës sime.

 

 

BORXH TË KAM POEZI

 

Sot jetova sa për një shekull jete

Të kam borxh jetën kur ti ma fal

Lutjen që bëra me të vitmin qëllim

Yjet ma pranuan pa asnjë çmim.

 

Ozonit i folën fjalë miradije

Para se të vie hëna në mbrëmjet e mia

Më erdhi  sebashku me diellin dhe m?u bë jetë

E para fjala më pastaj ëndrra dhe poezia.

 

I kisha borxh çastet më hyjnore poezisë

Për fjalët e bukura që ia thot luleve

Dhe kopshtit të Edenit kur rri me flutura.

 

Poezi të kam edhe kur pi

Kur ngriti gotën dhe dehem

Pafajësinë kurrë nuk ta lë mbi ty.

 

Me ty dhembja më ikën nga jeta

E di që ty as mua nuk na thuhet e vërteta

Vetëm e bukura e detit ty të ngjanë

Të dytë e kemi një ëndërr dhe një nënë.

 

Shqipërinë me ty poezi e dua më shumë

Shërimin e e atdheut ma munde me dritë të jetës

Ç?flakë për besën i fale mallit tim të dritës

Ditës kur rri me ty ia vure fuqinë rritës.

 

FRIKA

 

E kemi mendue në çdo kohë vdekjen e luleve

E vetmja që nuk të pyet për kohën tënde

Frikën nuk ia patëm asnjerit pushtues dje as sot.

 

Me jetën unë bëja çfarë e dëshironin lulet

Kurrë nuk kisha kohë  t?i kushtoja vetes  

Kisha frikë nëse harroja t?i ujiti trëndafilat.

 

Frika tek unë ishte përditëshmëri e kohës se ferrit

Vetëm fytyrën nuk e mbuloja për t?u shndërru në kujtime

Në dritë dielli përherë duke kërkue Kopshtin e Edenit.

 

Sonte e vrava frikën e dymijë vitesh para Krishtit

Kur formulën e pagëzimit ia vjerra secilit kalorës

Në qafën e Tanushës u rikthyem t?i numërue betejat

Tërë fisi vrapon për të zënë dritën e diellit tënd.

 

Sonte zemër vrarë u bëra pa fajin tim ma thanë zotnat

Për besë fjalën ende po e ruaj nga varrëmihësit e shekullit të ri

Ndoshta një ditë e kërkojnë takimin tim me këta demonë

Do të iku nga ky planet pa asnjë shenjë të pasaportës sime.

 

Edhe pas kujtimeve të vitit të brishtë e mora veten

U riktheva në fjalë jo më si herave tjera si përrallë

Deri sa të pëlcas nuk dua të rrëfehem para perandorëve

Loti im lë ta mbush një det të tërë plagësh çdo çast të jetës.

 

Frikën po e vraj sonte m?u në kopshtin plot lule Edeni  

Nëse më rikthehen kujtimet vetëm Zotit do ia them

Jetova një jetë mbretërore me fuqinë e zotësisë se tij

Dhe mbret u bëra për fjalën që e ruajta me gjelozi legjendash.

 

SI TA AKUZOJ ZOTIN

 

Dua ta akuzoj Zotin për mëkatet e njeriut

Për mëkatet e Zotit cilin njeri duhet fajësue

E them pa frikë se betejat e gjyshërve nuk kanë humbës

Fitoret e tyre sot janë lulet kur i vëjmë përvjetorëve të pavdekësisë.

 

E kam mendue se më mirë të jem unë mëkatar i akuzimit

Nëse Zotin tim e kam dashur më shumë se veten

Përse tokën time ma ndajti në dysh dhembjesh

Përse plagët e shekujve m?i la të kullojnë deri me sot.

 

Kam për të thënë edhe për demonët që më sillen vërdallë

Dua të akuzoj për ca fytyra të buzëqeshura me shije tradhtarësh

Ku kanë krijue foletë nëpër vallëzimet dhe ahengjet e djajëve

Mbushin gota e kupa errësirave korbiane dhe puthin çupa.

 

Si të most ë të akuzoj Zoti im kur e them të vërtetën e hidhur

Krijove perandorë atëherë kur isha vetë ferri pa dritë dielli

Kur më prangosën demonët që ti ju fale jetë për ta gëzue

Qofshim njeri nga ne të mallkuar apo unë pse nuk dita me protestue.

 

EMRI IM

 

Emrin tim kujtim e ruaj

Për gjysh e stërgjysh

Që mall e paten agimin e lirisë.

 

Emrin tim kujtim e ruaj

Për emrin e Gjergjit dhe shpatës se tij

Kur për pesë shekuj betejash atdheu

Ma rujti emrin tim që sot me krenari e mbaj.

 

Sa me fat jam që më pagëzuan Agim

Sa do të doja t?i ngjaja agimave të lirisë

Agim Ramadanit,Agim Bajramit

Mijëra Agimave që do të vijnë pas meje.

 

I përulem çdo nëne

Nëse lindin prapë Agima të lirisë dhe bashkimit.

 

LAMTUMIRË ZË ZANE

(Dedikim Valbona Markut dhe të bijes)

 

Deri në qiell ulurita sa as një zë njeriu s?më dëgjoj

Pse isha mes katër muresh apo e menduan se jam ferri vetë

Askush nuk u mor me zërin tim sikur të isha djall

As lamtumira kur i kërkova dashurisë sime nuk bëri jehonë .

 

Më dheun e Kosovës se lirë dua të  ndërrohem

Me asnjërin nga të gjallët më nuk flitet

Lulet të vetmet që i deshta me shpirt po shikoj a janë të lira

Po ju afrohem mos t?i le të vyshken,ah dua të rriten .

 

Tani jam një zë zane e malit dhe po flutuoj tok me fluturat

Kot jetova me të gjallët që janë tërë mëkat tradhtishë

Vetëm dheu më ka mbetur për t?i besue sot

Me luftëtarët e lirisë po iku të iu bashkohëm betejave të pambarim.

 

A thua aty a do të jem e lirë nëse ata thirren në liri

Kujt t?i besoj sot përpos dashurisë që kurrë nuk e pata

Po të marr edhe ty bija ime të jesh e lirë pranë nënës

Në cilën liri të të le ty jeta ime e pa jetë.

 

Sot Kosovës po i them lamtumirë përgjithmonë

Po shuhem unë e ti bija ime se nuk paska liri për neve

Dashurinë na e vranë demonët që po ma vrasin për ditë Kosovën

Nëse më kërkoni jam shndërrue në zë zane në lule të pyellit jetoj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat