Vështrime dhe kritika nga Monografia “Lud Përlaska, Pleqnar i Lugut të Drinit”

Kultura

Vështrime dhe kritika nga Monografia “Lud Përlaska, Pleqnar i Lugut të Drinit”

Nga: Dedë Preqi Më: 7 shtator 2018 Në ora: 13:17
Kopertina e librit

Lugu i Drinit të Bardhë, shtrihet si një shirit i gjerë i fshatrave dhe vendbanimeve buzë Drinit të Bardhë në rrafshin e Dukagjinit, të banuar me popullatë shqiptare. Në shumicën këtyre  vendbanimëve të kësaj treve  janë gjetur materiale dhe artefakte, që dëshmojnë dhe bazohen në argumente të shumta arkeologjike e topografike, se bëhët fjalë për trualle të hershme ilire.

Një ndër qendrat e rëndësishme të kësaj treve të Lugut të Drinit, është edhe fshati  Zllakuqan, icili shtrihet në pjesën qëndrore të Kosovës, që ndodhët në rrugën Gjyrakovc-Klinë, apo disa kilometra në veriperëndim të këtij qyteti, ku një pjesë e madhe e banorëve të këtij fshati shtrihet përgjatë lumit Drini i Bardhë, ndërsa pjesa tjetër rrënzë një kodre të vogël që ndodhët për bri këtij fshati.

Është shumë më rëndësi të cekët se, dhjetë vite mbas hapjes së shkollës së parë shqipe në Korçë(1887) edhe në Lugun e Drinit, përkatësisht në Zllakuqan, u hap shkolla shqipe me 25 korrik 1897, apo si “mësonjëtorja e parë në gjuhën shqipe”,  në udhëheqjen e Atë Shtjefën Gjeçovit, ku rreth kësaj mësonjëtore Gjeçovi tuboi jo vetëm nxënës nga ky fshat, por edhe nga gjitha trevat e Lugut të Drinit.

Fshati Zllakuqan i Lugut të Drinit, një nga qendrat e veqanta të kësaj treve, kaloi nëpër shumë rrëmuja dhe fortuna të ndryshme të jetës nga okupatorët e kohës, por edhe diti  t’iu bëjë ballë këtyre ekspeditave, falë bijëve dhe bijave të veta të mendjes, por edhe të pushkës.

Ndërkaq, fenomenet e shumë gjurmave të jetës i ruajnë shkrimet, por edhe evokimet e tregimëve dhe gojëdhënave, të cilat në mungesë të shkrimëve, ato  janë përseritur nëpër oda dhe gjetiu në gojën e popullit, kurse trajtimi i tyre nga ky shirit i kohës, natyrisht se kërkon një përvojë të pasur dhe përkushtim vetëmohues për ti nxjerrë në dritë dhe ruajtur protagonistat e rëndësishëm.

Në shenjë respekti dhe nderimi, kur i kujtojmë përsonalitetet e rralla të kësaj treve, por edhe njerëz të mendjes e filozofisë urtake të pajtimit të shqiptarëve të Lugut të Drinit, nuk mungon edhe figura e pleqnarit të njohur Lud Përlaska, nga Zllakuqani i Klinës, të cilit i kushtohet dhe një Monografi, jo edhe aqë e thjeshtë, por shumë e pasur me vlera të pamohueshme historike, tradicionale, kulturore si dhe kanunare.

 

Autorët e kësaj Monografie, shkrimtari dhe poeti Zef Ndreca, si dhe publicisti Visar Përlaska, do të thoshim se kanë bërë një vepër mbimesatare, ashtu sikur ngjanë me shumë autorë të tjerë të zellshëm dhe të shkëlqyer, të cilët në këtë rast afrojnë mundësi për ta njohur shpirtin e njeriut tonë për të cilin po flasim, poashtu për ta njohur edhe pjesën aktive të tij prej një pleqnari dhe urtari të kohës në trevën e Lugut të Drinit dhe më gjerë.

Monografi e shkruar në dy kapituj, që lidhën për një trung të fisit dhe familjes Përlaska. Kapitulli i parë ka të bëjë me familjen Përlaska nga Zllakuqani i Klinës, ndërsa  familja tjetër nga Smaqi i Gjakovës, me përardhje nga Gojani i Pukës, pastaj në Gomsiqe dhe më pas vendosën në Kosovë para 250 vitëve. Shkaku i shpërnguljeve të kësaj familje, sie edhe shumë të tjerave, ishte pushtimi arbitrar turk dhe pamundësia e pagesës së haraqëve(shën. sipas autorëve).

Duke shfletuar faqët e këtij libri, do të ishte e rëndësishme dhe ia vlenë, me ç’rast vërejmë dhe mund të studiojmë menqurinë dhe urtinë e një plaku, i cili ka lënë gjurma të pa shlyera me zgjuarsinë e tij të rrallë në zotërimin e ligjeve popullore, të cilat në mungesë të ligjeve juridike dhe shtetërore, ato kanë qenë bazë juridike e kohës, që e kanë ndarë drejtësinë, duke i shërbyer popullit.

Prandaj, nuk do të ishte e thjeshtë, duke trajtuar ekzistencën e një populli, të zotëruar dhe të drejtuar me logjikën dhe ligjet popullore, që ishin prodhim i njerëzve intelektualë të kohës edhe pse nuk kanë qenë të shkolluar, do na qojnë shumë largë me zgjuarsinë e tyre, që do të krahasoheshin edhe me akadmikët e sotëm.

I tillë do ishte edhe pleqnari Lud Përlaska, që për ta kuptuar mirë figurën e tij, duhet ta parafytyrojmë këtë njeri, i cili kishte tipare të jashtëzakonshme të një burri të mprehtë, bujar dhe i drejtë nga zemra, që fliste pak dhe logjikonte shumë, por nuk e kursente zemërimin, sidomos ndaj atyre që shkelnin mbi drejtësinë, apo i bënin bisht drejtësisë.

Sëcila kohë i ka veqoritë e veta historike me batica dhe zbatica, me kriza të ndryshme dhe të pa pritshme, të cilat në çaste të caktuara e marrin formën e një gjendje të tillë edhe të pa lakmueshme, që e dëmtojnë dhe shëmtojnë shoqërinë tonë, dhe për tejkalimin e tyre, e kanë bërë të mundur vetëm gjeturia e njerëzve të menqur, apo e njerëzve urtakë dhe orëakujve, që kanë dalë nga gjiri i popullit.

Kjo prirje në shoqërinë tonë, nuk do ndryshonte as në këtë kohë bashkëkohore, me përshtypjen se akoma ekzistojnë mosmarrëveshje dhe fatkeqësi në mesin tonë (vëllavrasje dhe tjera), me përjashtim, ndoshta jo, sikur edhe në shoqëritë tjera njerëzore, prandaj duhet ta pranojmë se nuk do bëhët fjalë vetëm për gjëra të thjeshta, por dhe çështje tjera, që lidhën me ecurinë e moralit, gjakmarrjes, traditës dhe  historisë popullore.

Nëse thëmi se këtu bëhët fjalë për një figurë të madhe të urtisë dhe pajtimit në Lugun e Drinit, me siguri është e vërtetë dhe nuk ka tjetër varacion që mer kuptimin më të plotë, me të cilin përcaktohet përsonaliteti i tij, sepse natyra e aktivitetëve urtare dhe pajtuese i përkasin vetëm njeriut të veqantë, që edhe jurespondenca e sotme nuk do ta anashkalonte.

Dhe ajo që e karakterizon dhe portretizon Monografinë e Lud Përlaskës, është në rend të parë Pajtimi në mes të njerëzve, zgjidhja e shumë ngatërresave, poashtu edhe mënyra komunikuese për të parandaluar hakmarrjen, gjakmarrjen dhe vëllavrasjen në mesin e popullit shqiptarë, jo vetëm në Lugun e Drinit, por edhe më gjerë në trojet shqiptare.

Prandaj, nuk do ekzistonte një vendimmarrje e efektshme, një pajtim i drejt në mes njerëzve, një marrëveshje e qëndrueshme në mes palëve konfliktuese, pa u nisur së pari nga vetëvetja, këtë princip e kishte pajtimtari Lud Përlaska, i cili mbetët një përson i vërtetë, i pa tjetërsueshëm në dinjitetin e vet, i pa mposhtur në natyrën e vet, i pa zavendësueshëm në përgjegjësitë që i takonin.

Nga kjo prizmë e Pajtimëve të ngatërresave dhe gjaqëve në Kosovë, sikur që u printe orëakulli Anton Cetta, Zekeria Cana, don Lush Gjergji me shumë shokë të tjerë, të cilët do ti quanim luftëtarët më të denjë dhe më të kalitur që i bënë ballë dhe rrezistencë armikut të kohës, jo edhe me pushkë, por me mendjen dhe filozofinë urtake, duke pajtuar me qindra e mijëra gjaqe në tërë Kosovë.

Prandaj, edhe ky libër, shënon një Monografi të një përsoni të rralë dhe shumë deminzional, që ka një filozofi urtake, sikur që ishte edhe Lud Përlaska, që rrjedh nga një familje fisnike, i cili jep shembullin e njerëzve progresiv, humanitar dhe guximtar, falë diturisë, talentit dhe urtisë, duke mos kursyer kohën dhe mundin deri në mometet e fundit të frymëmarrjes së tij, për të mirën e popullit të vet.

Një Monagrafi e tillë do e kishte vlerën e vet, e cila nuk është vështirë të kuptohet, që sëcili do ta jepte kritikën e vet nga materja që gjindet në këtë libër, me arsyen e një qëllimi dhe rrezulltati edhe atdhetar, dhe pas gjithë kësaj, qëndron edhe shtysa, apo iadeatorët e këtij libri, të cilët me përgjegjësi e ideuan, duke mbledhur materiale dhe dëshmi të duhura për ta plotësuar një monografi të tillë, që autorët do meritojnë shumë respekt.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat