Të dukesh si vetja...

Kultura

Të dukesh si vetja...

Nga: Agron Zeqiraj Më: 6 shtator 2018 Në ora: 23:24
Foto ilustrim

Të dukesh si i bardhë e kupton

Të dukesh si i zi, edhe këtë e kupton, 

Por, të dukesh si vetja vallë e kupton ndonjëher?

Sidomos kur shpirti s'të njeh as ty,

Sepse i ngjan më shumë vdekjës së parë...

E ndoshta më shumë asaj vdekjës shpirtërore,

Kur i humbë të gjitha në natyrë.!

I humbë aq shpejt, saqë edhe shpirti të pyet: 

Ore, ç'të kam bër unë i shkreti? 

Unë që gjithmonë ta njoha dhimbjën 

Gjithmonë ta dhash ndjenjën shpirtërore,

Dhe ti prapë kërkove që të vdisja për ty 

E unë vdiça sa herë, o Zot, për Ty, 

Dhe vetëm për ty e kam bërë vdekjën 

Edhe pse hyra në gjynah me shpirtin tim,

Se ai, asnjëherë s'më tradhëtoi mua,

Asnjëherë s'më la vetëm kur kisha frikë nga ti 

E ti më le - po, po më le, bile pa vra mendjën fare

Dhe tashti në fund të lëndova unë ty aq shumë,

Saqë edhe dashuri më fale, sepse the: 

Tashti me njeh mua sikur vetën... 

Dhe shpejt do të dukesh sikur unë - 

O njeri i mjer!

Mjerim për njeriun, 

Sidomos kur ndjehet sikur vetja...!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat