Arbëreshet e Italisë janë shembulli më i mirë, se si ruhet tradita qindra vjeçare shqiptare

Kultura

Arbëreshet e Italisë janë shembulli më i mirë, se si ruhet tradita qindra vjeçare shqiptare

Më: 20 gusht 2018 Në ora: 18:03

Arbëreshet ecin me veshje tradicionale në Itali duke kënduar “Nën një portokall”. Ata pa dyshim se janë shembulli më i mirë, se si ruhet tradita qindra vjeçare shqiptare

Pra edhe këtë vit rrugët e Lungros janë mbushur përplot me këngë e veshje arbëreshe ndërsa në këtë mënyrë ata të bashkuar kanë shënuar ‘Paradën historike të Skënderbeut”.

Derisa ecin rrugëve ata këndojnë këngën e njohur “Nën një portokall”, për të ndjerë emocionet e këtij interpretimi KultPlus ju përcjellë videon më poshtë.

Arbëreshët (albanesi d’Italia ose italo-albanesi në italisht), domëthënë shqiptarët e Italisë, të quajtur edhe italo-shqiptarë, janë pakica etno-gjuhësore shqiptare vendosur historikisht në jug të Italisë.

Ata jetojnë në Itali nga shekulli XV, ku ka qënë mërgata arbëreshe deri shekullit XVIII, në rajonet e Abrucos, Kampaniës, Apulias, veçanërisht në Bazilikat, Moliz, Kalabri dhe Sicili.

Janë emërtuar si arbëreshë, pasi në kohën kur u larguan nga Shqipëria, ajo quhej Arbëria. Arbëreshët u vendosën në Itali në shekujt e pesëmbëdhjetë dhe tetëmbëdhjetë, pas vdekjes së heroit kombëtar shqiptar Gjergj Kastrioti Skënderbeu dhe pushtimit gradual të Shqipërisë dhe të gjithë Perandorisë Bizantine nga turqit osmane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat