Filmi “Ajo” i More Raçës fiton të drejtën për aplikim në OSCAR

Kultura

Filmi “Ajo” i More Raçës fiton të drejtën për aplikim në OSCAR

Më: 20 gusht 2018 Në ora: 15:52

Filmi Ajo është një nga nëntë filmat finalist në festivalin Manhattan Short Fiilm Festival që do të mbahet nga 27 Shtator deri më 7 tetor 2018. Filmi do të shfaqet në 350 qytete të botës, në gjashtë kontinente.

Në këtë festival të rëndësishëm çdo vit konkurrojnë 2000 filma prej të cilëve nëntë përzgjidhen finalist të festivalit.“Filmat finalist shfaqen për një javë në kinema në Los Angeles dhe fitojnë të drejtën e konkurrimit në Oscar”, tha regjisorja.

Filmi “Ajo” me skenar dhe regji nga More Raça dhe producent Sunaj Raça flet për dhunën në familje, guximin e një vajze të vogël për të shpëtuar vetën dhe nënën e saj.Ne film luajnë: Aurita Agushi, Sunaj Raça, Diella Valla, Florist Bajgora, etj.

Filmi është prodhim i shtëpisë filmike Arena i subvencionuar nga Qendra Kinematografike e Kosovës.Në edicionet e mëparshme të Manhattan Short Film Festival finalist ishin dy filma të cilët u nominuan për çmimim Oscar, filmi Shok dhe Bear Story.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat