U promovua libri “Pikturimi i fytyrës në Kosovë”, sjellë njohjen, ruajtjen dhe promovimin e trashëgimisë kulturore

Kultura

U promovua libri “Pikturimi i fytyrës në Kosovë”, sjellë njohjen, ruajtjen dhe promovimin e trashëgimisë kulturore

Më: 16 gusht 2018 Në ora: 18:10

Në hapësirat e Muzeut të Qytetit të Mitrovicës dje u promovua libri “Pikturimi i fytyrës në Kosovë; Ndërmjet traditës dhe modernitetit”, me autore Drita Halimi Statovci.

Lumnije Kadriu, etnologe dhe bashkëpunëtore shkencore në Institutin e Albanologjisë në Prishtinë për veprën e fundit të autores theksoi se është për tu admiruar energjia dhe kureshtja e saj e pashtershme shkencore, për hulumtime si teorike ashtu edhe empirike, të terrenit.

Hulumtimi i saj i fundit në lidhje me “Pikturimin e fytyrës në Kosovë” është dëshmi e këmbëngulësisë së saj që t’i trajtojë temat thellë e me përkushtim, si në sinkroni ashtu edhe në diakroni e komparacion.

Njëherësh, Zanita Halimi (ligjëruese në Departamentin e Antropologjisë, në kuadër të Fakultetit Filozofik në Universitetin e Prishtinës) shtoi se libri në fjalë, na vjen i shkruar me një profesionalizëm të thellë shkencor, si tematikë e veçantë për njohjen, ruajtjen dhe promovimin e trashëgimisë kulturore.

Libri nuk është vetëm një përshkrim i fenomenit të pikturimit, por është një ndërlidhje e fuqishme teorike, duke analizuar autorë të ndryshëm për historinë e këtij fenomeni.

Promovimi i librit ”Pikturimi i fytyrës në Kosovë; Ndërmjet traditës dhe modernitetit”, u përmbyllë me një bashkëbisedim në mes të audiencës dhe më autores, ku të pranishmit u njohën me procesin e hulumtim, metodologjinë e punës kërkimore si dhe të ngjarjet e veçanta gjatë këtij procesi. Për organizatorët e aktivitetit dhe të pranishmit, autorja ndau një mori librash.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat