Art në ambient të hapur vjen nga java tjetër me “Summer Cult”

Kultura

Art në ambient të hapur vjen nga java tjetër me “Summer Cult”

Më: 13 gusht 2018 Në ora: 19:10
Foto ilustrim

Në fillim të javës së ardhshme, në Prishtinë do të organizohet Festivali “Summer Cult”, me pjesëmarrjen e artistëve të rinj. “Summer Cult” është një ngjarje artistike, tashmë tradicionale që organizohet në kryeqytet, në ambient të hapur.

Drejtoresha artistike e këtij projekti, profesoresha e regjisë së Teatrit, Elmaze Nura, ka thënë për televizionin publik se artistët që marrin pjesë në “Summer Cult” interpretojnë performanca teatrore, muzikore dhe realizojnë piktura.

“Qëllimi i këtij projekti është që të forcojë lidhjet e artistëve me publikun dhe t’u japë mundësi të rinjve, studentëve, talenteve në fushat e artit, të shprehin aftësitë e tyre perfomuese”, u shpreh Nura.

Gjatë dy ditëve, me 13 dhe 14 gusht në dy sheshet e Prishtinës, te “Zahir Pajaziti” dhe te sheshi “Skënderbeu”, publiku artdashës mund të shohë pjesë teatrore, të dëgjojë muzikë si dhe të përcjellë nga afër punën e piktorëve.

Arti në hapësirat publike, është i njohur në vende të ndryshme të botës dhe organizata Cult Club, me një përvojë të gjatë në aktivitetet artistike, i ka mbetur besnike konceptit të tillë të “Summer Cult”.Kjo është hera e pestë që organizohet Summer Cul.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat