Një rrëfim i pazakontë!

Kultura

Një rrëfim i pazakontë!

Nga: Driton Hyseni Më: 12 gusht 2018 Në ora: 13:09
Foto ilustrim

Po u drejtohem nga bota përtej varrit, që një ditë do të vini Ju tek unë, kurse unë tani do të jem e qetë përgjithmonë...

Atë ditë kur të njoha Ty, mu duke si një engjëll mbrojtës që do të ma plotësoje gjysmën e zemrës time dhe do e mbroje atë pa fund.

Këtë ndjesi ndaj meje e plotësove në ditën e dasmës, kur më veshe me fustan të bardh e Ti erdhe të më merrje si një dhëndër i pashëm e me dashamirësi.

Lulet e gjalla simbolizonin kurorëzimin tonë të përjetshëm gjithmonë, andaj më dhuroje çdo ditë para martesës, por ato të martesës ishin të fundit, por s’kishte dert, të kisha ty pranë.

Pas martesës tonë, urimet e njerëzve s’kishin të ndalur, duke na uruar çdo të mirë e të trashëgohemi me pasardhës  edhe kështu ndodhi. U trashëguam me fëmijën e parë që ishte gëzimi e drita e familjes. Ajo/ai duhej të ishte një forcim edhe më i madh i dashurisë tonë, por realiteti nuk ishte ashtu. Diçka ndryshonte dita-ditës. Dukeshe më agresivë, më i tensionuar dhe me një fjalor jo të zakonshëm. Deri sa një ditë filloj edhe dhuna ndaj meje, por jo edhe ndaj fëmijëve.

Fëmijët vazhdoje t’i doje por diçka në lidhje me mua ndryshoj. Flakareshat që mi jepje ndoshta më dhembnin, por nuk më dhimbsej vetja, por fëmijët që shihnin gjithë atë rrëmujë që ishte një lloj traume për ta. Kjo filloj të ndodh gati çdo ditë, derisa një ditë u dëshpërova e e humba durimin e ika nga Ti, duke shkuar tek familja ime që prapë se prapë çdo vepre derën e hapur gjithmonë e kam.

Kaluan disa ditë ndoshta pa dhimbje fizike, por me dhembje shpirtërore, po më digjej shpirti që s’të kam pranë edhe pas gjithë atyre flakareshave që m’i jepje çdo ditë pa asnjë pikë faji. Ti nuk u dorëzove erdhe dhe kërkove që unë të kthehesha, por nuk erdhe si atëherë para martese, i qetë, e i pashëm, e me dashamirësi, por erdhe duke e mbart mbi vete një krim që e bëje gati çdo ditë me krenari. Erdhe e më kërkove prapë të kthehesha tek Ti, por diçka ndryshoj tek unë, shpirti më ishte ftohur nga pamja jote dhe thash jo. Ishte qëndrim i prerë dhe seç ma lehtësojë trupin. Por ty kjo të preki trurin e brishtë e të shtyu të veprosh, por jo ma me flakareshë, por të shtiu në një krim mizor. E mua nuk mi dëgjonte askush britmat e në pak sekonda arrite që të më merrje trupin, por jo edhe shpirtin. Ma more trupin tim, duke e mbuluar me gjak e shpirtin e le të fluturoj qetësisht në amshim. Por, më e keqja edhe më mizorja është që vyshke një lule tjetër, me ato duar të zhytura arrite ta këputje një lule të vogël, vajzën tonë, që asnjëherë s’do të ndihesh më i qetë e i lirë. Trupi im e i bijës time tani prehen nën dhe, e shpirtrat tanë fluturojnë lart mbi qiell, të lira si asnjëherë më parë. E Ty që dikur të besova e ta dhashë rininë time, të të dënojë perëndia se për njerëzit nuk besoj se ta japin dënimin e merituar, sepse ata nuk mundën e dështuan të të parandalonin.

Ti tani je i kapur e i rrethuar nga katër muret e qelisë, por prapë e di që dikur do të dalësh prej aty, sepse kështu e ka ligji, të lë të vuash pak ditë e jo sa e meriton.

Këtë po e them sepse kështu ka ndodhë edhe në raste tjera si ai i Dianës, Zejnepës e shumë grave tjera që mizorisht u vranë nga burrat e tyre, dhe tani burrat e tyre dënohen nga njerëzit me dënim përballues për ta.

Mizorisht na vranë burrat e çmendurisht na vranë ligjet. E për këtë padrejtësi nuk po ndalet zëri i njerëzve të pafajshëm ata po kërkojnë drejtësi për neve 100 e më tepër gra, por e keqja e kësaj është që zëri i tyre nuk dëgjohet shumë e ata detyrohen që secilës të na shënojnë emrin diku deri sa të pasoj tjetra e radhës. E kështu paska qenë fati im, e lutem që askujt mos t’i trokas ky fat në derë, do të shprehej Valbona, nga bota e amshimit, që nuk është në mesin e të gjallëve, e që shpirtërisht është me ne përmes kujtimeve, protestave dhe gjykimeve, ndaj veprave të shëmtuara që ia morën jetën asaj dhe vajzës së gjorë, në një moshë fare të re. Qoftë e shkuar......!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat