Uta Ibrahimi e vendos Kosovën edhe në këtë maje

Kultura

Uta Ibrahimi e vendos Kosovën edhe në këtë maje

Më: 9 gusht 2018 Në ora: 17:33

Uta Ibrahimi, gruaja shqiptare që bëri historinë pasi u ngjit në Everest e në Manaslu, tashmë ka marrë një rrugëtim tjetër, për të përmbushur misionin e saj të ngjitjes në 14 maje të larta të Himalajeve.

Në fillim të kësaj jave më 5 dhe 6 gusht 2018, ajo ka realizuar ngjitjen alpine në malin ‘Mount Rainer 4392m, Washington State, USA / Southëest – via Kautz Glacier Route’ dhe kthimin në ‘DC Route’
Ajo përmes një postimi në Facebook, ka shpjeguar gjithë eksperiencën e kësaj ngjitje.

Nisja me datë 5 Gusht në ora 06.30, 1120m Shtegu fillimisht rrugë pylli, deri te Ujvara ‘Comet’ e gjatë rreth 100 metra. Pastaj, ngjitje pa shteg dhe nëpër gurë dhe akull deri në vend kampimin. Arritem në kamp rreth orës 12, në lartësi 2800m.Mbledhja e kampit dhe nisja drejt majës u bë në mesnatë, në ora 00.30. Ngjitja ishte teknike, fillimisht akull dhe gurë dhe pastaj vetëm akull. Shtegu ishte me plot qarje te akullnajave – cravasa të mëdhaja, që na e bëri rrugën dhe më të gjatë për shkak të kalimit të tyre. Gjithashtu, shtegu ishte i pjerrët dhe terren shumë i vështirë për ngjitje për shkak të ‘snoë penitentes’ (akull që krijohet në altitudë në formën e gishtave)”, ka treguar alpinistja Ibrahimi duke thënë se shtegu konsiderohet si shteg i vështirësisë 3, AI2-3, sipas organizatës për mbikqyrjen e parkut dhe kompanive të tjera që organizojnë guida në këtë mal.

Uta thotë se këtë ngjitje e cilëson si një eksperiencë shumë të bukur dhe si një përgatitje për sfidat e reja në Himalajë, ndërsa ka uruar Kosovën e Shqipërinë që iu bashkuan vendeve nga mbarë bota alpinistët e të cilëve janë ngjitur në këtë maje.

Arritja në maje në 08.50 ( 8.20) dhe kthimi në shtegun bazë ose shtegun DC, ku pastaj takuam dhe shumë ekipe të tjera. Eksperiencë shumë e bukur, përgatitje fizike e teknike për sfidat e tjera në Himalaya. Faleminderit Mount Rainer dhe Casey Grom. Urime Kosovë dhe Shqipëri. Shteti jonë i vogël i madh, për herë të parë u bë pjesë e listës së gjatë të alpinistëve nga gjithë bota që e ngjesin ketë mal”, ka shkruar Uta Ibrahimi ne postimin e saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat