Stilisti shqiptar që bashkëpunon me Katie Holmesin, Paris Hiltonin e Kylie Jennerin

Kultura

Stilisti shqiptar që bashkëpunon me Katie Holmesin, Paris Hiltonin e Kylie Jennerin

Më: 8 gusht 2018 Në ora: 17:19

Stilisti shqiptar që bashkëpunon me Katie Holmesin, Paris Hiltonin e Kylie Jennerin.Në një rrëfim ekskluziv, stilisti shqiptar i flokëve Faik Zekaj, tregon për karrierën e tij në një nga qytete kryesore të modës në botë, Milano.

Zekaj, i cili në Itali kishte emigruar gjatë periudhës së luftës në Kosovë, kujton fëmijërinë e tij dhe periudhën e shkollës kur edhe kishte vendosur që me profesion të bëhej pikërisht stilist i flokëve.

Ai prej vitesh bashkëpunon me emra të njohur të filmit dhe muzikës italiane, përfshirë aktorin Raoul Bova, këngëtaren e njohur Elisa, fituesen e festivalit të “Sanremo” Arisa, modelen e njohur Belen Rodriguez, futbollistin Christian Vieri etj.

Po ashtu edhe me show televiziv si “Amici” dhe “X Factor Italia”. Por, ai ka bashkëpunuar edhe me aktoren Katie Holmes, po ashtu me Paris Hiltonin, Kylie Jennerin, etj.Këtë vit ai prapë do të jetë pjesë e Festivalit të Filmit në Venecie, ku edhe do të ketë baskëpunime me emra të njohur që do të marrin pjesë këtë festival.

Zekaj flet edhe për imazhin e shqiptarëve në Itali. Ai thekson marrëdhënien e tij me Ermal Metën, shqiptarin i cili fitoi këtë vitit vendin e parë në “Sanremo”.Stilisti shqiptar fare në fund sjell edhe disa këshilla për trendet e reja për ngjyrat dhe format e flokëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat