“Promenadë mërgimtare” me krijues nga diaspora

Kultura

“Promenadë mërgimtare” me krijues nga diaspora

Më: 6 gusht 2018 Në ora: 15:09
Në Bibliotekën Kombëtare “Pjetër Bogdani” në Prishtinë u mbajt ora letrare “Promenadë mërgimtare” me krijues e shkrimtarë nga diaspora.

Edhe sivjet, në kuadër të takimeve tradicionale të krijuesve nga mërgata dhe diaspora, në Bibliotekën Kombëtare “Pjetër Bogdani” në Prishtinë u mbajt ora letrare “Promenadë mërgimtare” me krijues e shkrimtarë nga diaspora.

Aktiviteti letrar nisi me një minutë heshtje për nder të figurave të njohura të artit, politikës e kulturës që më nuk janë në mesin tonë – Adem Demaçi, Bekim Lumi, Ragip Syla dhe Sylejman Lokaj . Këtë aktivitet letrar, i shndërruar tashmë në festival poezie, e hapi kryetari i Lidhjes së Krijuesve Shqiptarë të Mërgatës, Hasan Qyqalla.

“Jemi mbledhur rreth bërthamës së artit, meqë kujtoj se është forma më e përkryer e reflektimit të identitetit dhe kulturës sonë kombëtar dhe intensifikimit në mjediset ku jetojmë”, tha Qyqalla.

Në emër të Ministrisë së Diasporës dhe Investimeve Strategjike, zv.ministri Faruk Nura tha se   diaspora nuk kishte vetëm krijues, por kishte njerëz të të gjitha profileve që iu deshën atdheut tonë kur ishte në ditët më vështira. “Do t’i keni dyert e hapura dhe do të trajtoheni si njerëz tanë, sepse jeni në vendin tuaj”, u shpreh Nura.

Në emër të kryeministrit Haradinaj, një fjalë rasti e mbajti edhe këshilltari i tij politik Halil Matoshi.

Në këtë aktivitet u promovuan shumë tituj lbrash, ndër ta: katër libra të Rexhep Jasharit; vepra poetike e Mentor Thaçit “Trungu”, “Çështja shqiptare në shtypin kroat”, i autorit Murat Ajvazi etj.

Festivali poetiko-letrar do të vazhdojë edhe pasdite, me orën letrare, e cila do të ketë karakter garues. Ky aktivitet u organizua nga Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike, në bashkëpunim me Lidhjen e Krijuesve Shqiptarë nga Mërgatës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat