Shkrimtarja mërgimtare, e cila motivin e saj e gjen në personazhin e romanit ...

Kultura

Shkrimtarja mërgimtare, e cila motivin e saj e gjen në personazhin e romanit ...

Nga: Hasan Hasanramaj Më: 6 gusht 2018 Në ora: 10:52
Angjelina Marku, kopertina e librit

Romani  me titullin "Dimri i shekullit" të  autores e cila  përdorë gjuhën të qartë, spikatë talentin që ka, e mbi të gjitha, mjeshtërinë e mirëfilltë në ndërtimin e narracionit. " Andaj natyra dhe modeli i saj i përjetshëm për artin, është në natyrë dhe vet njeriu"!

Shkrimtarja Angjelina Marku e lindur në qytetin e  Gjakovë ka punua si mësimdhënëse në edukimin e brezit të ri - ku përveç aktiviteteve është marrë edhe me shkrimin e  prozave dhe poezive. Më vonë me kalimin në Austri bashkë me familje- në orët letrare që janë mbajtur dhe konkurset  e shpaluara ka qenë pjesëmarrëse e rregullt me  punimet e saja letrare të cilat  shumë prej tyre janë shpërblye me mirënjohje dhe çmime të tjera. Kjo shkrimtare tani në Austri është një ndër anëtaret aktive të Lidhjes së shkrimtareve “Aleksander Moisiv” dhe të shoqatës  “Dielli Demokristian” me seli në kryeqytetin e Austrisë- Vjenë ku edhe jeton bashkë me familjen. “Dimri i shekullit” është romani i saj i parë. Kjo shkrimtare dhe aktiviste e mirënjohur në Austri dhe diasporë motivin e saj e gjënë nga një segment jete që  identifikon me personazhin e romanit, në mjedisin ku kjo si punëtore e vyeshme jeton dhe vepron. Pra dorën në zemër kjo është një histori femre, ndoshta sa vet gjinia e nyejt përskaj komunikimeve apo njohjeve të veçanta të cilat ende nuk janë deshifrua nga të tjerët, fundja as nga shkenca.

"Keni kujdes nga oqeani i qetë, nëse nuk ia njeh thellësinë"! ...

Andaj janë të çuditshmet, fobitë  halucinacioneve të cilat vijnë si një altar ego e personazheve  të tilla, si një “jetë e dyfishtë” si “në jetën e dytë” brenda vet vetes,si dyzenë të realitetit, ku mendja psike prodhon  edhe pamje imagjinare. Prandaj autorja r romanit Agjelina Marku me titullin “Dimri i shekullit” parapëlqen poetikën e prozës që e përafron me fatet e shkencës dhe të kërkimeve të brendshme psike-sociale. për romanin i cili këto ditë doli nga shtypin dhe u promovuan në diasporë. Shkrimtari, poeti dhe aktivisti i mirënjohur Hasan Qyqalla ne recesionit e tij kushtua këtij romani në mes tjera thotë: “ Romani me titullin "Dimri i Shekullit", që mora në dorë, me vuri në "siklet" të pashpjegueshëm. Kjo, ngase, që në fillim, sikur u ndjeva i "provokuar" nga përshkrimi i parë që lexova sikur edhe nga ndërtimi i strukturuar i narracionit në këtë roman. Teatri i hapur me vellon e bardhë, nuk rezulton si retë e qeta, mbase në hapësirën që shtjellohet ngjarja, dalin edhe sakrifica, që fundja janë pjesë të jetës. Por çfarë dua të them? Kujtoj në një mënyrë apo tjetrën, si arrin që një shkrimtare e pa ekspozuar gjer tani, të ketë ruajte sekretin e talentit të vet? Por një fjalë e urtë gjermane thotë: "Kujdes nga oqeani i qetë, mbase nuk ia njeh thellësinë"! Zaten, Angjelina rezulton si e tillë.

Motivin e gjen nga një segment jete që e identifikon me personazhin e romanit, në mjedisin ku autorja jeton e vepron. Pra, është një histori femre, ndoshta se vet gjinia e njëjtë paskan komunikimin apo njohjet e veçanta që ende nuk janë deshifruar nga të tjerët, fundja as nga shkenca jo. Deshifrimi nuk njeh limite, gjithnjë sipas kritikës moderne letrare. Tjetra, përshkrimi i ndërtimit të ngjarjes, që nga nisja e parë, ia del me shumë mjeshtri  si në vija simetrike. Nuk gjejmë hiperbolizime apo edhe ekzagjerime, as në kohë sikur as tek ngjarja me personazhet. Një komunikim i afërt, i kapshëm dhe i sintetizuar mirë fugurativisht. Mos të harrojë, se gati në çdo episod të përshkruar në këtë roman, na nxjerrë apo e shoqëron me peizazhin, ku të bënë të zhytesh apo të bëhesh personazh imagjinar me frymë. Dhe kjo është specifikë që nuk reflektohet në çdo përshkrim, ndoshta.                                                                                                                                                                                 

Në hapësirën që shtjellohet ngjarja brenda këtij romani, dalin sakrifica, që janë pjesë të jetës

Tablotë e jetës, në lexim të parë të këtij romani, duken të thjeshta, nga përditshmëria. Një gjë dijë të them, por nuk më kujtohet ku e km lexuar, që vetëm syri i krijuesit e sheh e vëren atë që nuk iu bie në sy njerëzve të zakonshëm. Pra, Angjelina sikur  na del si një krijuese mistike, me brishtësinë e vet gjatë skenimit të e përshkrimit të personazheve. Mbase, specifikë e artit, nuk është thjeshtë një proces individual apo personal, sikur as ndonjë intimitet apo psikologji, por më tepër kujtoj është procedim i kushtëzuar social. Kjo, ngase definon apo nxjerrë mbi sipërfaqe një dukuri shoqërore, pavarësisht kohës e hapësirës. Përshkruan akte, fenomene, bile  të pakrahasueshme ndonjëherë, përmes personifikimit apo identifikimeve që përzgjedhë vet autori. Pra, përzgjedhja është e lirë, por i mbetet besnik ngjarjes, që i referohet, natyrisht edhe me figuracione por pa ekzagjerime, që e ruan formatin apo grafitin konstruktiv letrar gjatë shtjellimit të narracionit në përgjithësi. E nga kjo formë ngritjeje, është shkruar edhe romani  me titullin "Dimri i shekullit" i autores  e cila përdorë gjuhën të qartë, ku spikatë  talentin që ka, e mbi të gjitha, mjeshtërinë e mirëfilltë në ndërtimin e narracionit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat