Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, ka njoftuar se nesër (e diele) do të zbulohet shtatorja e aktorit të ndjerë SKënder Tafaj.
“Nesër, më 05 gusht 2018 ditë e Diele në ora 11:00 ju ftojmë në fshatin Isniq pranë Pallatit të Kulturës “Berit Becker” në ceremoninë e inaugurimit dhe zbulimit të bustit të aktorit dhe atdhetarit Skënder Tafaj, në shenjë nderimi dhe respekti për jetën dhe veprimtarinë e tij, në një vjetorin e ndarjes nga jeta!”, ka treguar Ramosaj përmes një postimi në profilin e tij në Facebook.