Ti më deh

Kultura

Ti më deh

Nga: Katiola Karoli Më: 4 gusht 2018 Në ora: 19:40
Katiola Karoli

Nuk kam nevojë për gota vere

As shishe xhoni as uiski jo

Mua më deh vetëm aroma jote

E vetmja shije qe shpirti ma do

Ti më deh me vështrimet e tua

Buzëqeshja jote kopshtet lulëzon

Ti më deh me fjalët e ëmbla

E shpirti im vetëm ty të do

Prandaj flaki tej shishet e gotat

Më ler të zhytem në sytë e tua

Të dehem nga prania jote

Se vetëm ty përjetesisht të dua 
 

Vullkan i shuar

Sot nuk mund të të them

As afrohu as largohu nga mua

Ti je një zjarr që më s'më djeg

Tashmë një vullkan i shuar

Sot bëj cfarë të duash

Kapërxe dete fusha e male

Vrapo ti mbas kujt të duash

Dashuro sirena a shtojzavalle

Sot nuk mund të të them

As afrohu as largohu nga mua

Je i lirë të jetosh jetën tënde

E jam e lumtur ta bësh pa mua. 

Mos ma shuaj diellin

Provo mbaje diellin në duar

Përsa kohë mund ta mbash ti

I bukuri im a po më thua

Se djeg si dielli e jona dashuri

Por une po e mbaj ne zemer

Ate ndjenje që krijuam unë dhe ti

Të lutem mos ma shuaj diellin

Se frymë s'marr dot pa dashuri

Imazhin tënd do ta mbaj në sy

E përsa kohë ende nuk edi

Të lutem mos ma shuaj diellin

Se bota ime do shuhet pa ty

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat