Xhelal Ademi, perandor i poezisë së re shqiptare

Kultura

Xhelal Ademi, perandor i poezisë së re shqiptare

Nga: Sulejman Mehazi Më: 4 gusht 2018 Në ora: 16:36
Sulejman Mehazi

1. E dini cili është perandori  poezisë së re shqiptare?, do ju tregojmë!

Xhelal Ademi, i cili aq bukur e skalit vargun sa që të fascionon deri  në pakufi. Poezia e Xhelal Ademit të prek, të bën të qash, të vret, të plagos, të tronditë shpirtin, po ama të bën dhe të lumtur, të freskon me atë ujin e tij poetik. Tryeza e tij poetike është e mbushur plotësisht me të gjitha begatitë e figuracioneve, metaforave poetike. 

"RIKTHIM"

Kur as letër nuk më nisje nga orbita t’pata dalur 

Mbylle buzën e s`më flisje 

ah kjo heshtje e pa falur,

M’i vrau ndjenjat me çdo gjë e më la planet të ikur 

Si një yllë që s’duket më, që mëngjesi e ka fikur.

Por më erdhën fjalët tua ti do ngreje malin peshë Se det lotësh po më thua të ka zbritur përmes reshë, 

“E shoh mallin që fanitet dhe e çmendur tek vjen nata 

S’duroj brengën që po rritet sepse ëndërr ty të pata”... 

Ndaj u nisa kundrejt teje do ta humbja rrugën sot 

Do t’i hedhja copa reje se e tillë s’më duhej dot, 

Sepse udha e pa emër seç më shfaqej kot pa ty 

Se e pata veç një zemër, unë i pata veç dy sy... 

1.2. Pse Xhelal Ademi është poet me plotëkuptime poetike-artistike?

Sepse i ka të gjitha elementet e shprehjeve gjuhësore, stilistike, metaforike e estetike:

-frymëzime e perceptime lëvizëse të bujshme poetike;

-ngjarje poetike të pertejshme jashtëtokësore;

- ngjyrosjet e bukura shpirtërore me anë të "kujtimeve e endrrave" metafizike;

- aromë e shije të bukura shpirtërore;

- me anë të muzikaliteve ritmike krijon spontanitet  vargjesh të bukura ritmike;

Qendra, simbolika apo Zemra poetike  e  Xhelal Ademit është ritmi poetik, që i jep  lëvizje të bukura imagjinative, aromatike, shijore, vargjet e Xhelalit vallëzojnë shumë bukur e kanë një brendesi të mahnitshme poetike!

"Humbje"

Si s`më erdhe në kujtime as në ëndërr s`dukesh më 

Ndër acar të zemrës time të më bëje veç një zë,

Pata dertin të dëgjoja ku ke humbur kështu vallë

E së fundi të mësoja nëse brengës i bën ballë.

Si s`më qove asnjë letër, nga ke mbushur ditët tua

Nuk pandeha asgjë tjetër veç të ndjeja tek më thua,

Që s`ke shtuar tjetër rrudhë nga mërzia nuk je plakur

S`ka gjë se ndërrove udhë e ndërrove për t`më flakur.

Si ta pres një rast të dytë, ah sot doja ca shpjegime

Ky qytet ka mbyllur sytë, jo pa ty nuk ka vegime,

Kot vetveten marr për dore si gjej dot rrugicë të ndritur

Sepse m’plakën fije bore që mbi kokë më patën zbritur…

Qoftë e bekuar përgjithmonë poezia e Xhelalit!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat