Goca e Elbasanit, nuse në Gjakovë

Kultura

Goca e Elbasanit, nuse në Gjakovë

IBRAHIM  HAJDARMATAJ Nga IBRAHIM HAJDARMATAJ Më 23 korrik 2018 Në ora: 17:56
Migena Arllati

Duke qene te vetedishem per rolin e vendlindjes tek secili person, elbasanllinjte jane njerez qe e duan artin, e duan te bukuren, e duan jeten. Migena Arllati lindi me 06/09/1974, ne qytetin e Elbasanit, ne nje familje me tradita qytetare dhe arsimdashese.

Ne Elbasan Migena do te brumohej dhe edukohej, shkollohej dhe rritej gradualisht  dhe me pas do te martohej ne Gjakove.

Ajo studimet e larta i perfundoi ne Fakultetin Filologjik, dega Gjuhe Shqipe – Letersi ne Universitetin “Aleksander Xhuvani” ne Elbasan. Studimet pasuniversitare i beri per diplomaci ne Akademine Diplomatike Shqiptare ne Tirane. Pastaj Perfundoi Studimet e Magjistratures ne Qendren Shteterore te Studimeve Albanologjike ne Tirane.

Aktualisht punon profesoreshe e Gjuhes Shqipe ne Universitetin “Fehmi Agani” dhe ne gjimnazin “Hajdar Dushi” ne Gjakove.
Deri tani eshte autore e shtate librave:

Vellimi me poezi “Mendime ne kornize”.
Monografi “Lindur per tu bere mjek”.
Kritike letrare  e recensa “Etern Ars”.
Vellim me poezi “Nuk dashurojne perendite”.
Studime gjuhesore “Veshtrim rreth shprehjeve frazeologjike ne te folmen e Gjakoves”.
Botime studimore “Patronimet, mbiemrat famljare ne Gjakove”.
Fjalor Enciklopedik “Autor te letersise shqipe per femije dhe te rinj, 1886-2017”, me bashkautorsi te Prof. Dr. Astrit Bishqemi.

Krijimtaria e saj eshte kryesisht, studime gjuhesore dhe kritike letrare.

Migena eshte redaktore dhe recensente e dyzet e tre vellimeve me poezi dhe proze te autoreve shqiptare dhe te huaj.

Ka fituar me dhjetera cmime ne letersi, neper aktivitetet nderkombetare, ne Kosove dhe Shqiperi, si ne Metingun e Poezise ne Gjakove, u shpall  poetja me e mire e Metingut, duke u vleresuar me cmimin “Yllka Domi”. Ne Zvicer “Filo Let” me poezine e saj “Jeta ime poezi” merr cmim te dyte.

Me tregimin “Piano” ne Festivalin Kombetar te letersise per te rinj, mbajtur ne Podujeve nderohet me cmim te dyte.

Me poezine  e saj “Burri i dheut” ne konkurimin mbarekombetar ne Istog, fiton cmimin e pare “Dr. Ibrahim Rugova”.

Ne Festivalin e Letersise ne Podujeve zuri vendin e dyte me poezine “Ngadhnjimi i ri”.

Po vendin e dyte e mori me poezine “Idealizem” ne manifestimin letrar “Peja Poetike”, organizuar nga Shoqata e Shkrimtareve te Kosoves.

Ne Kline u nderua me cmim te pare me poezine “Motiv monologu” ne takimin tradicional kushtuar poetit te ndjere Tahir Desku.

Gjithashtu ne Tirane laurohet nga “Albanian Excellent” per angazhimet e saj me shoqerine civile dhe per pune te frytshme ne letersi dhe ne arsimin shqiptar.

Prej kohesh ka konfirmuar vullnetin ndaj hulumtimeve ne gjuhesi dhe albanologji, duke marre pjese ne konferenca te ndryshme shkencore te organizuara nga universitetet ane e mbane Shqiperise e Kosoves, si dhe ne prezantime te nivelit nderkombetar ne Slloveni, Itali, Zvicer e Gjermani.

Migena jeton ne qytetin e Gjakoves prej 22 vjetesh me bashkeshortin dhe kater femijet e saj. Ajo kontribuon vazhdimisht ne kulturen dhe jeten artistike te qytetit te Gjakoves, me organizim te sferave te ndryshme.

Ajo gezon titullin “Qytetare Nderi” ne vendlindjen e saj ne Elbasan , si dhe mbeshtetjen dhe respektin e bashkeqytetareve ne Gjakove, si nje mesimdhenese, krijuese dhe nene e perkushtuar.

Migena eshte e palodhur dhe si drejtuese dhe veprimtare ne shoqerine civile. Ajo eshte drejtoreshe e Fondacionit te Gruas Intelektuale “Nermin Vlora Falaschi” Gjakove.

Anetare  e Lidhjes se Shkrimtareve te Kosoves.

Anetare e organizates boterore “Pentasi B World, Prishtine e Shkup”.

Anetare  e kryesise se Shoqates se Intelektualeve “Gjakova” ne Gjakove.

Anetare e kryesise se organizates humanitare te Kryqit te Kuq ne Gjakove.

Migena 10 vitet e para ne Gjakove i ka paraprire karrieres se saj ne gazetarine radiofonike, te printuar dhe televizive, ku disa here ka marre cmime si:

Organizata amerikane “IREX” mori cmim te dyte per projektin radiofonik kushtuar gruas se pasluftes ne Kosove.

Qendra mediale “Dukagjini” i dha vendin e pare per shkrimin e saj ne gazeten “Lajme Exluzive”, lidhur me promovimin e punes dhe sfidat e femres shqiptare.

Tek po pinim kafe ne nje kafene te Gjakoves me Migenen dhe Prof. Halil Ahmetin, se si me lindi ideja dhe e pyeta  per emrin e saj. Ajo u skuq pak ne fytyre dhe e skuqura sikur ja shtoi edhe me shume bukurine e saj dhe vijoi te flase :

“Ne kohen kur prinderit e mi prisnin qe une te vija ne jete, sigurisht nje nder preokupimet qe ata i jepnin rendesi ishte emri qe do te mbaja. Propozime per emertimin tim vinin nga te gjitha anet, por ata pelqyen me shume njerin prej tyre. Ai propozim vinte nga tezja e madhe, Nashi, e cila ne ate kohe ishte studente ne Universitetin e Tiranes. Ishte koha kur libri i John Golsuorthit, “Lulet e molles” ishte kthyer ne nje “best seller” ne Shqiperi. Personazhja kryesore e subjektit quhej Migena, ndaj tezja, duke qene shume e dhene pas librave dhe duke e simpatizuar tej mase kete personazh, kembenguli qe une te quhesha Migena. Dhe prinderit nuk ia prishen, me quajten keshtu “.

Migenes zemra vazhdimisht zemra i rreh tek arsimi, per te cilin kishte studiuar dhe investuar vite te tera nga rinia e saj. Ajo sot eshte ligjeruese e gjuhes se paster shqipe ne Universitetin “Fehmi Agani” dhe ne gjimnazin “Hajdar Dushi” ne Gjakove. Me studentet dhe nxenesit ajo eshte shume komunikuese. Studentet dhe nxenesit e saj nuk jane te detyruar vetem te degjojne ne oren e mesimit, por ata jane te lirshem te shprehen dhe te ndertojne prezantimin e tyre ne individualitet dhe ne grup.
Te shkruash per Migenen gazetare, poete, profesoreshe, nene, aktiviste duhet nje monografi e tere, por ne mbyllje po citoj nje poezi te saj, e cila eshte me dimension shume domethenes :

U lodha se numeruari

Dyqind pika loti

Qe neser katerqind presin te behen

Si rrjedhin lotet?

Katerqind, teteqind, dymijee dyqind pika lot

Sa e sa mijera te tjere lot

Qe s’quhen me pika

Po hauze, dete e oqeane sot

 

Sic rrjedhin pa pushim

Mes pllajave-faqe

Te mjafta per permbytje jo te nje qenieje

Po te nje bote te tere ne paqe

Perfundimisht i uroj Migenes shendet, gezmi dhe suksese te metejshme ne karrieren e saj si poete, gazetare, profesoreshe, nene, aktiviste e palodhur, e thjeshte, e dashur dhe fisnike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat