Selia e Shtabit të Brigadës 121 dhe Shtëpia e Kulturës në Runik mbrohen nga shteti

Kultura

Selia e Shtabit të Brigadës 121 dhe Shtëpia e Kulturës në Runik mbrohen nga shteti

Më: 23 korrik 2018 Në ora: 12:34
Kujtim Gashi

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, bazuar në legjislacionin në fuqi për trashëgimi kulturore, respektivisht në rekomandimet e grupit punues lidhur me shqyrtimin dhe vlerësimin e kërkesave dhe propozimeve të institucioneve, ka miratuar dy vendime për përfshirje të aseteve në kuadër të Listës së Trashëgimisë Kulturore për Mbrojtje te Përkohshme.

Sipas kumtesës për media nga kjo ministri, selia e Shtabit të Brigadës 121- Komandant Kumanova në fshatin Krojmir, Komuna e Lipjanit dhe Shtëpia e Kulturës në fshatin Runik, Komuna e Skenderajt janë dy asetet e përfshira në kuadër të trashëgimisë kulturore arkitekturore.

Dy asetet veçohen për vlerat e historike, arkitektonike, shoqërore, kulturore dhe shpirtërore. 

Vendimet në fjalë, të nënshkruara nga ministri Gashi i obligojnë me tutje institucionet përkatëse te trashëgimisë kulturore që menjëherë të fillojnë dhe hartimin e projekteve të detajuara të konservimit-restaurimit dhe t’i bashkërendojnë të gjitha veprimet me institucionet e nivelit lokal.

Ministri Gashi me këtë rast u shpreh se “përfshirja e këtyre dy aseteve të trashëgimisë sonë e pasurojnë edhe më tej Listën e Trashëgimisë Kulturore për Mbrojtje të Përkohshme. Në deklarimet tona të mëhershme kemi premtuar se viti 2018 do të jetë vit i trashëgimisë kulturore dhe unë si ministër dhe ministria e cila udhëheq, bashkërisht po përpiqemi maksimalisht ta zotojmë këtë premtim”.

Ministri Gashi theksoi edhe faktin se Përfshirja e tyre në listë kërkon dhe përmbushje tjera të detyrimeve prandaj bashkëpunimi dhe bashkërenditja e veprimeve me institucionet tjera të niveli lokal si dhe pronaret, poseduesit dhe shfrytëzuesit e tyre është e domosdoshme deri në funksionalizim dhe promovim të vlerave të trashëgimisë kulturore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat